• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më mirë një libër për 21 Janarin zoti Basha?

by Artur Ajazi
23/03/2021 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kryetari i Partisë Demokratike, papritur ka botuar një libër. Ka shfaqur “dellin” e shkrimtarit krejt papritur, njeriu që ndoshta ka vite pa lexuar. Edhe titullin “Misioni im”, duhet ta ketë gjetur me mundim të madh. Gjithë hamendësitë për librin e kryetarit të opozitës bëhen edhe më të besueshme, kur lexon se si shprehen rreth tij, jo vetëm “prurjet e reja” në atë parti, por edhe ata që deri dje ishin anëtarë kryesie.Lulzim Basha sërish ka gabuar, dhe ka treguar sa i pavëmëndshëm është ndaj grackave që i ngrejnë servilët që mban pas. Në libër thuhet se “Lulzimi ka qenë demokrat qysh 15 vjeç, ka dëgjuar “VOA” qysh 10 vjeç, ka qenë në Qytetin Studenti edhe pse nuk kishte mbaruar shkollën e mesme”, dhe të tjera trillime tipike për njerëz si ai.

Basha kështu bëhet një tjetër politikan që është edhe “shkrimtar”, edhe pse për librin thonë se “ka punuar dikush tjetër”, për të shpalosur edhe anën “personale të rrëfimtarit” për publikun e gjerë, nga i cili pret votën si aspirant për kryeministër. E habitshme, dhe e papritur ishte kjo “lëvizje” e kryetarit të opozitës. Paksa edhe komike. Megjithatë, një prej grave të Partisë Demokratike u shpreh se “ky libër është një letër e hapur për shqiptarët, në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit”. Madje ajo deklaroi se “libri është një Traktat për Shqipërinë (?) që duhet ta lexojë çdo shqiptar, pasi është një ftesë për debat publik ku gjithkush mund ta gjejë veten në një fushë përkatëse”. Nuk e kuptoj, librin e Lulzimit si ftesë, as si “Traktat për Shqipërinë”, (aq më tepër për debat publik) por thjesht si një diçka të trilluar, që rreket tu servirë shqiptarëve në valën e punës, dhe angazhimin e tyre për të përballur me sukses pandeminë. Libri i Lulzimit, në të vërtetë duhej të ishte një “Ndjesë për shqiptarët”, për ato që kanë ndodhur kur ai ishte në pushtet, duhej të ishte një ftesë për debat publik, mbi të shkuarën e tij dhe Partisë Demokratike. Libri nuk tregon asgjë. Nuk të thotë asgjë, dhe nuk të nxit ta lexosh.

Ai është thjesht një rrëfim i sajuar (autobiografik) mbi ëndërra të pandodhura të Lulzimit. Duke dashur të veçohet si “fëmija dhe gjimnazisti antikomunist”, shkrimtari Lulzim, kërkon të “befasojë” lexuesit blu, me bëmat e kohës së rinisë, duke dashur të krijojë përshtypjen se “hyrja dhe marrja me politikë ishte një dhunti e hershme e tij”. Lulzim lëri librat, lëri bëmat, lëri trillimet. Në qoftëse kërkon të bëhesh i “famshëm” edhe si shkrimtar, më mirë ulu, dhe shkruaj kujtimet e 21 Janarit, ku ti ishte dhe do të mbetesh protagonisti i vetëm. Si ndodhi, kush e nxiti dhunën, kush urdhëroi vrasjet, kush mbronte me zell të madh vrasësit, pse i shmangesh drejtësisë, dhe pse duhet të besojnë shqiptarët tek ti ? Ulu dhe shkruaj me dorën tënde një libër të madh, (jo me përralla gjimnazesh) për të vrarët dhe të plagosurit e protestës së opozitës.

Të asaj proteste që kërkonte largimin tënd si ministër dhe të shefit tënd si kryeministër. Ulu shkruaj me dorën tënde ndjesën e madhe, dhe do ta ndjesh vehten të lehtësuar, nga një barrë e madhe që ke mbi supe. Nuk të bën libri “hero, demokrat” dhe as kryeministër Lulzim. Libri nuk të qetëson, nuk të shfajëson, dhe nuk të bën të ndjehesh mirë, pse ke shkruar mbi “adoleshencën dhe rininë tënde nën diktaturë” Lulzim. Pasi sekreti qëndron diku tjetër, qëndron tek mënyra se si ti kupton realitetin, vetveten, normalitetin dhe kapërcimin e pakuptimtë që shkruan dhe flet.

Next Post
Lleshaj në takim me drejtoritë vendore të policisë: Ja 2 prioritetet kryesore të vitit. Ndryshon edhe Kodi Rrugor

Bilanci tragjik i Shqipërisë: Pandemia u ka marrë jetën 27 efektivëve të policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In