• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me miellin e amerikanëve nuk bëhet shaka

by Namir Lapardhaja
30/12/2023 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Askush nuk e ka besuar paralajmërimin e Lulzim Bashës dy vjet më parë se, nëse nuk do merrte masa për ta larguar nga Grupi Parlamentar, ndaj Berishës, fëmijëve të tij, PD-së dhe Shqipërisë do të kishte pasoja.

I pari që nuk e besoi ishte vetë Berisha, i cili, siç e ka pranuar gjatë “Foltores”, kur Basha ia kishte bërë të ditur, i ishte përgjigjur ‘le të bëhen të gjitha’.

Sot, kur gjithçka është realizuar si një lexim mitologjik i parakohshëm fati, i gjithë diskuri është rikthyer atje ku nisi, në datën 9 shtator 2021, kur Berisha u pezullua nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Ndonëse përgjatë dy viteve, ai bëri gjithçka për të mos ardhur te vendimi i sotëm, sërish nuk ia doli. Me miellin e amerikanëve nuk bëhet shaka.

E vetmja gjë që realizoi me sukses, ishte shkatërrimi i PD-së dhe i opozitës, e cila përgjatë dy viteve u fut në një konflikt të brendshëm vëllavrasës, duke i ikur misionit të saj opozitar dhe duke u shndërruar në një arenë përplasjesh, duke u rrotulluar rreth fatit të Berishës. Po të ishe me të, ishe i mirë, dhe po nuk ishe me të, ishe i keq.

Nëse përgjatë kësaj kohe PD-ja ka qenë kaotike, e paqartë, nën presion dhe shantazh nga linçimi i Berishës, i medias dhe i njerëzve të afërt të tij, sot është më e lehtë, situata është më e qartë, nuk ka më asnjë dyshim dhe iluzion se e gjithë kjo marrëzi dyvjeçare ishte një pandemi verbuese dhe shurdhuese, që sot ka kaluar, virusi është mundur dhe pacienti është shëruar, ndërsa peng i kësaj marrëzie mund të qëndrojë vetëm ai që me dëshirë nuk do të shohë dhe të dëgjojë.

Por masa e arrestit ndaj Sali Berishës, guximi i prokurorëve të SPAK-ut dhe vendosmëria e Gjykatës së Posaçme për t’i shkuar deri në fund, sigurisht me mbështetjen e vazhdueshme amerikane dhe britanike, pavarësisht fyerjeve, kërcënimeve, linçimeve dhe përpjekjeve për destabilizim, është një ogur i mirë, është një paralajmërim i hapur, është një shans i madh që tregon se Shqipëria është futur në fazën e pakthim të fundit të pandëshkueshmërisë në nivelet e larta të politikës. Peshqit e mëdhenj do të bienë të gjithë në rrjetë.

Kjo rënie e palavdi e Berishës, është një kambanë alarmi për vetë Edi Ramën, i cili, në dallim nga ata pak mbështetës me lidhje shpirtërore dhe historike që ka Berisha, paradoksalisht ka mbledhur rreth vetes urrejtjen e një pjese të madhe të socialistëve, të cilët, ndonëse e kanë votuar vazhdimisht si një marrëdhënie pragmatiste dhe klienteliste për të shkuar te pushteti, mezi presin rënien dhe përballjen e tij me drejtësinë, si një hakmarrje për ta parë në bankën e të akuzarëve atë që u shkatërroi partinë, i dha ngjyra dhe nuanca të tjera politike dhe kuptimore.

Përveç kësaj, kjo dëshirë e madhe për atëvrasje tek e majta, ka lidhje edhe me raportin e saj filozofik me “babanë” politik, kështu që për Ramën nuk do të ketë as “Foltore” as përpjekje për t’i dalë në mbrojtje apo për të thirrur protesta, sepse, veç të tjerave, nuk ka kuptim dhe logjik që të anatemojë një strukturë dikush që deri dje është mburrur se ai dhe forca e tij politike kanë kontribuar për ngritjen e saj.

Atyre që mendojnë se këto janë ëndrra me sy hapur, i kujtojmë se kështu kanë menduar dhe për Berishën, madje deri pak kohë më parë askush nuk e ka menduar se mund të vihej deri te kjo masë, mirëpo normalizimi i hetimeve dhe krijimi i precedentit për nivele të tilla, hap dhe lehtëson rrugën për çdokënd tjetër.

Rënia e triumviratit të tranzicionit do të shkaktojë efektin domino, vendi do duhet të hyjë në një fazë të re, ku zhbërja e ndryshimeve Kushtetuese që mban të bllokuar dhe të polarizuar skenën politike shqiptare do të hapë lojën politike, do t’i hapë rrugë figurave të tjera, larg të qenurit liderë të fortë tipik ballkanas, një narrative tjetër dhe një qasje të re ndaj pushtetit dhe shtetit.

Next Post
“Dashnorët” e Kushtetutës e përdorin ligjin themeltar të shtetit si letër higjienike

Berisha në arrest shtëpiak, reagon Bardhi: Abuzimi me ligjin lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In