• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Me meze dhe muzikë brenda Selisë”/ Zbardhet ‘8 Janari’: Florenc Hoxha me 10 vetë në gatishmëri brenda

by Java News
11/01/2022 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës u vu në lëvizje dy ditë përpara se të zhvillohej protesta e 8 janarit. Referuar dosjes hetimore mësohet se më datë 6 në komisariatin dixhital, kishte mbërritur një foto se në godinën e PD-së ndodheshin persona të armatosur dhe maskuar.

Agjentët u vunë në lëvizje ku identifikuan vetëm dy nga personat sanitaren e partisë dhe shtetasin Rafael Kurti. Referuar të dhënave agjentët në terren nuk kanë mundur të zbulojnë armë apo sende të paligjshme.

Përsa i përket të arrestuarve ata kanë mohuar se kanë pasur lidhje me protestën dhe kanë mohuar aktet e dhunshme.

Sipas hetimeve të prokurorisë edhe drejtoritë vendore të policive në rrethe kanë njoftuar se kanë siguruar informacion se grupime të ndryshme njerëzish do të kryenin akte të dhunshmë në protestën e datës 8 janar që ishte thirrur ish-kryeminstri Sali berisha.

Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha së bashku me 9 persona të tjerë, sipas fax news dyshohet se ka qenë një nga personat kryesorë që do të mbronte në rast rreziku me 8 janar godinën e selisë së PD-së nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në dosjen hetimore të prokurorisë së kryeqytetit, sipas burimeve, mësohet se në aplikacionin e Komisariatit Digital, është çuar një video, ku dallohen një grup prej 10 personash, të cilët ishin ulur në një dhomë, duke ngrënë ushqim dhe duke luajtur me instrument muzikor. Në mesin e tyre dallohet Florenc Hoxha, i cili mban të veshur një kostum sportiv me ngjyrë blu dhe me vija të bardha.

“Nga të dhënat operative që disponoheshin nga policia, rezultonte që grupimet e individëve të sipërpërshkruar, si dhe individë të tjerë që do të mbështesnin Grupin e Rithemelit të Partisë Demokratike, më 08.01.2021, do të kryenin veprime të dhunshme ndaj njëri-tjetrit, ndërtesës ose Selisë së Partisë Demokratike, duke u bërë pjesë e skenarëve të dhunës, shkatërrimit të pronës, prishjes së rendit e qetësisë publike, veprime për të cilat dyshohej që do të kryheshin dhe nga individë të dyshuar të armatosur me armë të ftohta apo zjarri”, citohet nga dosja.

Po ashtu, nga e njëjta dosje mësohet se drejtoritë vendore të policisë në qarqe kanë sjellë të dhëna në rrugë operative për grupe që do të udhëtonin në drejtim të qytetit të Tiranës, me qëllim pjesëmarrjen në tubimin që do të zhvillohej më datë 8 janar, me dyshimin se mund të përfshiheshin në veprime të dhunshme.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se sulmi i portestusve në drejtim të selisë së partisë demoktratike ka nisur rreth orës 11 e 15 minuta. Rreth orës 12 e 50 minuta një person brenda godines së partisë ka kërkuar ndihmën e uniformave blu me argumentin se po i rrezikohej jeta. Në orën 13:00 deputetet që gjendeshin në godinë kanë njoftuar sërish policinë  dhe më pas ka ardhur edhe ndëhyrja e uniformave blu. Policia ka arrestuar 34 persona, 23 prej të cilëve kanë qëndruar jashtë godinës dhe 11 të tjerë në ambinetet e brëndshme.

Pas vënies në kontroll të situatës policia nën drejtimin  e prokurorisë ka marrë në pyetje edhe të ndaluarit mes të cilëve edhe sekretarin e përgjithshëm të partisë Gazmend Bardhin. Sipas policisë, personat që qëndronin jashtë janë fiksuar përmes pamjeve filmike duke qëlluar me gurë e sende të forta.

Selia e Partisë Demokratike u sulmua gjatë ditës së 8 janarit nga mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha, të cilët iu përgjigjen thirrjes së tij për marrjen nën kontroll të godinës ku po qëndronte kryetari demokrat Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të partisë.Fillimisht dera kryesore e selisë u hap me forcë, përpara orës 12.00 e cila ishte ora në të cilën ishte thirrur protesta. Xhamat e saj u thyen por protestuesit u ndalën në pjesën e hollit, ku mesa duket u gjenden përpara dyerve të tjera të përforcuara me veshje hekuri. Pas këtij momenti nuk ka patur asnjë cast qetësie. Mbështetësit e ishkryeministrit Berisha provuan të hyjnë nga drejtime të ndryshme. Një tentativë e disa personave që me anë të shkallëve u ngjitën në katin e dytë, në një ballkon në krahun e majtë, u zmbraps, nga disa persona nga brenda godinës. Një prej protestuesve mbeti i plagosur në kokë. Përpjekjet e tjera po ashtu janë zmbrapsur, ndërsa nga brenda selisë po përdorej gaz lotsjellës. Situata në selinë e Partisë Demokratike u qetësua pasi policia ndërhyri me kërkesë të deputetëve që ndodheshin brenda saj të cilët kishin deklaruar se ndjeheshin të kërcënuar nga sulmi i dhunshëm i mbështetësve të ish kryeministrit Sali Berisha. Njësitë speciale morën kontrollin e godinës. Oborri dhe e gjithë zona përreth u boshatis, pas përdorimit të gazit lotsjellës.

Kujtojmë se masat e sigurisë për 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit pritet të jepen nesër në orën 10:00. Nuk është vendosur ende se cili do të jetë gjyqtari, ndërsa pritet të jetë Arbën Micko, pasi gjyqtarja që i ra shorti, Rexhina Merlika është me raport mjekësor. Mësohet se nga 34 të arrestuar, prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”. Ndërsa për 5 persona “Arrest shtëpie”. Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga Kosova.

Sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës.

Dëshmi nga të arrestuarit

-Gentian lamnicaj: Kam duartrokitur, kam hyre brenda per t’u mbrojtur. Nuk i njoh kundërshtaret.

-Agron Gjura: Jam anetar i PD dhe nuk kam sulmuar. Po shkoja ne shtepi dhe kisha flamur.

-Xhevahir Xhorxhev (I deportuar nga Belgjika për drogë): Isha tek lokali dhe me ndaluan dy persona.

-Arkimend Lushaj: Kam marre pjese dhe nuk kam kryer asnje veprim te paligjshem.

-Harjedin Gjuraj: Kam probleme shtepiake, mora shkopin per hall se me duheshin i gjeta ne rruge.

-Denis Luku: Jam anetar i PD nuk e pranoj akuzen. Ne pamje nuk jam une, leven e gjeta aty, por se kam marre me vete, dera ishe e mbyllur dhe perdora sende. Nuk kam shkaterruar prone kam hapur deren e partise.

-Valdrin Dervishaj: Nuk kam hapur deren. Ne 12 isha ne Rinas percolla nipin. Parkova te toptani dhe u ulem te Folia Tarrace. Nuk kam lidhje me protesten dhe nuk orinetohem dot ne Tirane.

-Orges Dervishaj: Dola te pedonalja per te pritur kushrinjte per nje kafe. Kur porositem dicka na kapi policia na shoqeroj.

-Duleman Marku: Nuk jap shpjegime/.

-Emiljani Cekini: Isha tek toptani do blija mngrohesa dhe ndricues, polica ne rreth ores 13 e 40 me shoqeroi.

-Armando Alldervishi: Ka qene ne PD dhe jane sulmuar nga jashte. Dyshohet se ishte ne kat te dyte dhe ka qelluar me bidon plastik.

-Stivi Luku: Isha ne PD ne mengjes prisnim mbledhjen, hyrja kryesore kishte njerez qe po hynin. Skam kryer dhune.

-Sokol nNdreu: Jam perpjekur te mbrohem.

-Afrim Deda: Nuk i njoh lendet plasese/m.j

Next Post
Kreshnik Çollaku: Mercenarët kishin lista me emra deputetësh që duheshin linçuar brenda godinës

Kreshnik Çollaku: Mercenarët kishin lista me emra deputetësh që duheshin linçuar brenda godinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In