• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më me qejf do të kisha votuar për zonjën nga India sesa për “emigrantin Agron nga Shqipëria”

by Mero Baze
10/08/2026 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kur pashë Agron Shehajn që po intervistonte një punëtore nga India, e punësuar në Shqipëri, mendova në fillim se po përpiqej të imitonte këta udhëheqësit e djathtë evropianë antiemigracion. Ata zakonisht marrin histori personale emigrantësh dhe i masakrojnë duke përgjithësuar gjithë emigrantët. Fjala vjen, marrin një emigrant pa letra, që ka kryer dhe ndonjë vjedhje apo thyerje tjetër të ligjit, dhe pastaj e bëjnë simbol të kauzës së tyre.

Por u zhgënjeva që në fillim. Agroni e pyeti si kishte ardhur në Shqipëri dhe ajo iu përgjigj se kishte ardhur me kontratë pune dhe po punonte këtu.

Atëherë Agroni u prek se kujtoi veten e tij emigrant në Itali dhe nuk e vazhdoi më bisedën me gruan nga India. Vazhdoi të flasë me veten se qeveria po dëbon shqiptarët dhe po merr të huaj në punë.

Domethënë, këtu i kaloi dhe këta racistët evropianë që merren me politikë, se ata zakonisht gjejnë shembuj nga emigracioni ilegal për të sulmuar qeverinë. Ky gjeti një grua të rregullt, në hall të saj, madje të kënaqur me fatin e saj të ri në Shqipëri, dhe sulmon qeverinë shqiptare pse lejon të punësohen të huaj dhe dëbohen shqiptarët.

Ky është kulmi i racizmit. Ky ish-emigranti që në fund u pasurua në Shqipëri dhe investon në Itali, në vend që të përdorë shembullin e jetës së tij për shqiptarët që ikin në emigracion, duke u thënë të kthehen se mund të bëhen të pasur si ai këtu dhe jo jashtë, gjen një grua emigrante për ta përdorur si mish për top për urrejtje, duke u thënë shqiptarëve se kjo po u merr atdheun.

Këtë e thotë dikush që ka bërë miliona në atdhe dhe i investon në vila luksi në Itali dhe pastaj s’di si të rregullojë letrat.

Ardhja e punonjësve të huaj në Shqipëri është lajm i mirë për Shqipërinë, pasi është një vend me nivelin më të ulët të papunësisë në rajon, që po punëson të huaj në një ekonomi gjithnjë në rritje, sidomos në fushën e shërbimeve dhe të turizmit. Punonjësit e huaj janë një shenjë e rritjes së ekonomisë shqiptare dhe jo një shenjë krize. Nga ana tjetër, Shqipëria është vendi që ndoshta ka në nivelin zero punësimin në të zezë të punonjësve të huaj dhe kjo e bën atë një vend akoma më të sigurt për ta.

Nga ana tjetër, miti se shqiptarët po dëbohen nga Shqipëria, i përdorur nga politikanë dështakë, është një fyerje që u bëhet shqiptarëve emigrantë. Ata që kanë ikur dikur nga Shqipëria kanë ikur nga pamundësia për një punë dhe mbijetesë në një vend që doli nga komunizmi e më pas në një vend që nuk e kapte dot ritmin e zhvillimit.

Ata që ikin sot nga Shqipëria ikin për një mundësi më të mirë punësimi dhe ikin në shumicë me letra të rregullta. Shqipëria nuk ka ndërmend të mbyllë kufijtë me tela me gjemba për shqiptarët dhe as ka ndërmend të kthehet në një vend ksenofob për punëtorët e huaj që vijnë. Punëtorët e huaj nuk zëvendësojnë askënd në Shqipëri, por mbushin nevojat e një ekonomie në rritje. Dhe nuk është e vërtetë që ata po punësohen me paga të ulëta apo po diskriminohen. Atyre po u jepen paga, strehim dhe ushqim, që në finale është një shpenzim i barabartë dhe ndonjëherë më i madh se sa për një punëtor shqiptar. Por Shqipëria ka nevojë për fuqi punëtore se është një vend që po rritet. Dhe beteja kundër punëtorëve të huaj me kontrata të rregullta, sidomos nga njerëz që tentojnë të bëhen politikanë pasi kanë qenë vetë emigrantë pa letra, është më shumë një shpërthim i komplekseve të një ish-emigranti të abuzuar, sesa një përpjekje për t’u bërë politikan i modës si racistët.

Tani Agron Shehaj ka gjithçka që ta harrojë të kaluarën e tij si emigrant në vitet ’90 në Itali. Shqipëria dhe jo Italia e bëri atë të pasur. Ai ka tani miliona të fituara në Shqipëri dhe të investuara në Itali. Madje me lekët që ka fituar arriti të futet dhe në politikë. Tani ka në rrjetet e tij sociale njerëz që tentojnë t’i kurojnë imazhin e tij, problemet me deklaratat e pasurisë dhe sjelljet si hajdut xhepash, duke vjedhur dokumente sekrete e duke ia futur vrapit nëpër korridoret e Kuvendit.

Ai i ka realizuar të gjitha ëndrrat që duhet të ketë pasur një ish-emigrant dhe prapë nuk i del e keqja që në Shqipëri emigrantët vijnë me letra, punojnë në një ekonomi që rritet dhe ky do të shfaqet tani si politikanët e sërës së tij racistë në Evropë, që nuk i duan emigrantët. Dhe ngjan më keq se ajo zonja indiane plot dinjitet, që ndihej e kënaqur që kishte ardhur të punonte në një vend që e respekton.

Nuk kam parë ndonjëherë ndonjë tentativë më të dështuar për t’u dukur politikan racist para një emigranteje dhe të dukej si emigrant ziliqar para saj. E gjitha kjo në atdheun e vet, që e ka bërë të pasur.

Por nëse një ditë do të arrijmë që ata që vijnë këtu si emigrantë të futen në politikë, siç ndodh në Britani, Gjermani, Francë, Zvicër, Itali e kudo tjetër, unë me më shumë qejf do të kisha votuar për atë zonjën nga India sesa për “emigrantin Agron nga Shqipëria”.

Next Post
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 5 turistë

Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 5 turistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

September 27, 2026
Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për çmime më të larta të naftës dhe gazit, shkak mbyllja e Ngushticës së Hormuzit -

Tensionet SHBA-Iran përshkallëzohen! Garda iraniane kap dronin amerikan në Ngushticën e Hormuzit

September 27, 2026
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

September 27, 2026
Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

September 27, 2026
Incidenti pranë bazës RAF Fairford, arrestohen 5 persona pas zbulimit të tre automjeteve të dyshimta, evakuohen 85 familje

Incidenti pranë bazës RAF Fairford, arrestohen 5 persona pas zbulimit të tre automjeteve të dyshimta, evakuohen 85 familje

September 27, 2026
Ministri Salla nga Devolli: Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet

Ministri Salla nga Devolli: Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet

September 27, 2026
Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

September 27, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

September 27, 2026
Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

September 27, 2026
Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com