• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

‘Më me dëshirë do të dialogoja më një dreq, sesa me Vuçiçin’

by Java News
07/11/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të enjten në Bruksel vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për KosovaPress e konfirmon takimin dhe shpjegon se çfarë pret nga ky takim.

Si gjithmonë, e quan takim të vështirë, e duke folur për presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ai thotë se më me dëshirë do të dialogonte më një dreq sesa me të.

Ka bërë thirrje te i gjithë spektri politik në Kosovë për një vetëdije më të lartë shtetërore për një vendimmarrje më të shpejt për përfaqësim politik me bazë më të gjerë politike. Thotë se SHBA-ja dhe BE-ja janë në mbështetje të këtij procesi.

Thaçi është pyetur edhe për vendimin e Qeverisë për masën 10% të importeve nga Serbia, ndërkohë garanton rrugë të sigurt euroatlantike për Kosovën nëse arrihet marrëveshja, pra njohja reciproke.

“Një marrëveshje kjo e përgjithshme, që nënkupton njohje reciproke, marrëveshje me obligim ligjor në rrafshin ndërkombëtar. Shpresoj se ky proces do të përmbyllet me marrëveshje e cila nënkupton definitivisht njohjen reciproke dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB, që do të hapet mundësia e njohjes së Kosovës nga 5 vendet e BE-së dhe hapja e sigurt e perspektivës evropiane edhe për Kosovën edhe për Serbinë”, thotë Thaçi.

Ai ka bërë thirrje te i gjithë spektri politik për një vendimmarrje më të shpejt për përfaqësim politik me bazë më të gjerë politike.

Thaçi thotë gjithashtu se më me dëshirë do të dialogonte me një dreq sesa me Vuçiçin.

“Pres që do të jetë një takim i vështirë, i rëndë, sepse homologu im nga Serbia është një bashkëbisedues i vështirë, i komplikuar e ne të njëjtën kohë edhe i ngarkuar. Mund të them se dëshirën më të madhe do të isha ulur me një dreq në tavolinë për të biseduar, sesa më Aleksander Vuçiçin, sepse ai me tërë potencialin e tij, tërë arsenalin shtetëror të Serbisë, po punon për shpërbërjen e Kosovës si shtet, por edhe dëmtimin e institucioneve të Kosovës. Natyrisht që unë do e përballojë, por nuk është e mjaftueshme përballimi i Serbisë, është me rëndësi që i gjithë spektri politik të kyçet në këtë proces, të nxirret sa më shpejt ajo platformë e Kuvendit të Kosovës, të bëhet ekipi i përbashkët e Kosovës, të jemi të gjithë së bashku në tavolinë dhe të fitojmë këtë proces”, thotë ai.

Gjithashtu Presidenti i Kosovës nuk pret që nesër të arrihet një marrëveshje – thotë se finalizimin e saj do e mbyll i gjithë spektri politik.

“Pres një dinamizim të këtij procesi final, por natyrisht se finalizimin do ta mbyllim i gjithë spektri politik dhe gjithë institucionet e Republikës së Kosovës”, thotë ai.

I pyetur për vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë prej 10% për produktet e importuara nga Serbia, ai nuk ka dashur ta komentojë.

Thotë se secili institucion merr vendime dhe merr edhe përgjegjësitë që dalin prej atyre vendimeve.

“Pushtetet janë të ndara në Kosovë, nuk komentoj opinionet e as vendimet e institucioneve tjera. Secili institucion merr vendime merr përgjegjësitë dhe në të njëjtën kohë autoritetin e vet për atë vendimmarrje”, thotë tutje Thaçi.

Ndërkohë takimi në Bruksel do zhvillohet para atij që do të jetë në Paris, ku të dy presidentët kanë pranuar ftesën e presidentit të Francës, Emanuel Macron me rastin e 100 vjetorit të armëpushimit të parë të luftës së parë botërore.

Thaçi tregon edhe se çfarë pritet të ndodh atje.

“Parisi do të jetë një mundësi shtesë, ku do të jenë të gjithë liderët botëror aty, për një inkurajim më të fuqishëm ndërkombëtar gjithë botëror, për domosdoshmërinë e arritjen e marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi. Një marrëveshje kjo që do të mirëpritet dhe mbështetet fuqishëm nga gjithë aktorët botërorë e në veçanti rëndësia e kësaj marrëveshje dhe domosdoshmëria e arritjes së saj, rritet edhe më tepër pas arritjes së marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, me gjithë kritikat ndaj saj dhe skepticizmin. Maqedonia sot po lëviz drejt NATO-s, ne nuk kohë për të humbur, duhet tejkaluar këtë konflikt të ngrirë dhe të lëvizim para me një dinamik dhe trend evropian”, ka thënë në fund presidenti Hashim Thaçi.

Next Post
“Racizëm i skajshëm nëse BE nuk liberalizon vizat për Kosovën”

"Racizëm i skajshëm nëse BE nuk liberalizon vizat për Kosovën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

March 31, 2026
“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

March 31, 2026
Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

March 31, 2026
“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

March 31, 2026
“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

March 31, 2026
“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump sfidon aleatët: Shkoni në Hormuz dhe merrni vetë naftën

March 31, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

March 31, 2026
U përjashtua nga Partia Demokratike, Doris Madhi nxjerr prapaskenat e forta: Hakmarrje pasi denoncova aferat në PD Elbasan

U përjashtua nga Partia Demokratike, Doris Madhi nxjerr prapaskenat e forta: Hakmarrje pasi denoncova aferat në PD Elbasan

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In