• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Me ‘Marrëveshjen e Kumanovës’ Serbia e ka humbur Kosovën”

by Java News
11/06/2019 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I gjithë tregimi aktual për njëzetvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës nuk është gjë tjetër pos çapitje e mërzitshme që e mban Serbinë në një pozitë të mjerë dhe varfanjake, nga e cila shteti ynë nuk mund të lëvizë, ka thënë sociologia, ish-politikania serbe, Vesna Peshiç, ndërsa komenton reagimet në lidhje me dy dekadat nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, me të cilën iu dha fund bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavinë e mbetur pas zhbërjes së saj – Serbia aktuale e Mali i Zi, transmeton Koha.net shkrimin e “Danasit” të Beogradit.

Peshiç ka komentuar edhe dokumentarët e shfaqur kohë më parë në RTV të Serbisë, kushtuar luftëra në Koshare e Pashtrik, me vlerësimin se bëhet fjalë për dëshirën që të festohen disa beteja. Ajo ka shtruar pyetjen pse nuk xhirohet film për ata që vranë 7.000 civilë shqiptarë dhe pse ata askush nuk i zë në gojë.

“Bëhet fjalë për epopetë nacionaliste-radikale. E gjitha është efemere dhe nuk ka kurrfarë rëndësie. Ajo ishte një betejë në Koshare, ndërsa ata kanë luftuar kryesisht kundër civilëve shqiptarë”, ka thënë Peshiq.

Ajo konsideron se Serbia duke nënshkruar Marrëveshjen e Kumanovës e ka humbur Kosovën dhe se ky tregim ka kohë që është kryer.

“Kemi bërë luftë të cilën e kemi humbur, e pastaj kemi nënshkruar dokumentin për tërheqjen e ushtrisë e të policisë nga ai territor, se ato nuk do të kthehen atje kurrë më. Në këtë mënmyrë ne kemi humbur sovranitetin ndaj Kosovës”, është shprehur ajo.

Vesna Peshiq, siç e citon gazeta “Danas”, konsideron se Rezoluta 1244 në fakt ishte përpunim i propozimeve të refuzuara në negociatat e Rambujesë, për shkak të cilave Republika Federative e Jugosllavisë u bombardua më 1999. Sipas pikëpamjeve të saj, të gjitha ato që janë shkruar para njëzet vjetësh në atë rezolutë tani po ndodhin në Kosovë, transmeton Koha.net.

Rezolutën 1244 nuk ka asgjë të veçantë në të cilën do të mund të thirreshim, meqë ai dokument është goxha “i laracuar”; në të ka pjesë që duken sikur na konvenojnë, por në anën tjetër ka gjëra që nuk na shkojnë në favor”, ka thënë Peshiq.

Siç është shprehur ajo, plani për ripërcaktimin eventual të kufirit ndërmjet Beogradit e Prishtinës ka dështuar për shkak të Bosnjës e Hercegovinës, e cila, sipas saj, është “çelçsi i Ballkanit”. Sipas saj serbët në Bosnjë, por të prekeshin kufijtë me Kosovën, në atë moment do t’ia mësynin “vendosjes së kufijve” të Republika Srpska-s./l.m

Next Post
“Meta do dorëzojë mandatin? Po e ngatërron rolin me opozitën”

Meta reagon ashpër pas thirrjeve të Brukselit dhe OSBE-së: Këtu vendos unë! Mjaft na kanë ngatërruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In