• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më lironi nga burgu”, Beleri humbet betimin por jo mandatin si eurodeputet nga PE

by Java News
15/06/2024 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fredi Beleri mund të mos marrë pjesë në betimin e tij si eurodeputet në Parlamentin Europian. Kështu shprehet media e njohur greke, Ekathimerini, duke cituar burime të saj. Sipas saj, Parlamenti Europian do të zhvillojë seancën e parë në 16 korrik në të cilën pritet të jenë prezentë edhe eurodeputetët e rinj të sapozgjedhur.

Por pavarësisht qëndrimit në burg, Fredi Beleri nuk do të ketë pengesa për marrjen e mandatit. Kjo pasi betimi në Parlamentin Evropian nuk është parakusht për ratifikimin e zgjedhjes së tij të ligjshme.

Në komentet e tij për Skai Tv, Fredi Beleri tha se “i vetmi vendim i drejtë do të ishte lirimi tij”, duke shtuar se nuk ka iluzione për sistemin e drejtësisë shqiptare. “Unë e di që sistemi gjyqësor në Shqipëri kontrollohet nga kryeministri Edi Rama”, tha Beleri në lidhje me rastin e tij e cila ka tensionuar marrëdhëniet greko-shqiptare.

Greqia ka theksuar vazhdimisht se çështja Beleri është një shkelje e shtetit të së drejtës dhe ka paralajmëruar se mund të bllokojë aspiratat e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

Ministri i Jashtëm grek George Gerapetritis përcolli mesazhin e Greqisë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Shkup, duke theksuar se respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë është një kusht i domosdoshëm për anëtarësimin në BE.

“Dialogu i vazhdueshëm, përmbajtja nga retorika përçarëse dhe veprimet e njëanshme, si dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare janë thelbësore për gjetjen e një rruge të qëndrueshme përpara dhe garantimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajonin tonë”, tha Gerapetritis./m.j

Next Post
Prag-ndeshja/ Shqiptarët e bënë festë në Dortmund, policia arreston 50 italianë me thika e kapuça se donin t’i sulmonin

Prag-ndeshja/ Shqiptarët e bënë festë në Dortmund, policia arreston 50 italianë me thika e kapuça se donin t’i sulmonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In