Një orë nga nisja e Etapës së Dytë të “Giro d’Italia” në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i vogël, Zaho, janë parë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Duket se numri një i ekzekutivit ka shfrytëzuar heshtjen zgjedhore dhe ka zgjedhur të shikojë nga pranë çiklistët botërorë me Etapën e Dytë që zhvillohet në Tiranë dhe nis në orën 13:55 nga sheshi “Skënderbej”, për të vijuar në disa rrugë dhe Bulevarde të kryeqytetit.