Një 41-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë.
Ai është identifikuar me inicialet M. Ç, teksa u ndalua në Rrugën e Kavajës në kryeqytet.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.
Nuk dihet nëse e kishte për ta konsumuar vetë apo për ta shitur.
Hetimet për këtë rast vijonë.
/a.r