• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më kërcënuan me pistoletë te koka në sy të Ballës”, del VIDEO për të cilën paralajmëroi kreu i grupit të PS

by A R
26/09/2018 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emiljano Nuhu, ish-punonjës i policisë së Fushë-Krujës ka denoncuar zyrtarë të PS-së se, se janë futur të armatosur në komisariatin ku ai shërbente për të liruar djalin e një deputeti socialist, të ndaluar për përdhunimin ndaj shtetases Xh.M. nga Nikla.

Ai ka denoncuar sot me emra deputetin Taulan Balla, kryetarin e bashkisë Krujë Artur Bushi, deputetin tjetër të PS-së Rrahman Rraja, se e kanë kërcënuar me vrasje dhe Xhelal Rrahjën, vëllai i deputeti të PS-së, se i ka vendosur pistoletën në kokë në ambientet e Policisë së Fushë Krujës. Rrëfimi i Nuhut, me gradën nënkomisari, është bërë për një emision në televizionin lokal “Tv Shijak”.

Oficeri që ka hetuar këtë dosje, tregon se bëhet fjalë për rastin e denoncimin për përdhunimin nga shtetësja nga Nkla me iniciale Xh.M. ndaj djalit të deputetit të PS-së, rast i ndodhur në dhjetor 2017. Ai shton se vajza ka tërhequr denoncimin pas kërcënimeve.

Pjesë nga rrëfimi i nënkomisarit Emiljano Nuhu:

EMILIANO NUHU: Disa herë ky problem. Kjo shtetase ka shkuar në disa komisariate për të bërë kallzim por nuk është marrë kallzim nga oficerët e policisë gjyqësore për shkak të ndikimit dhe influencës së madhe që ka pasur babai i tij, i Rexhep Rrahjes që është deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Krujës dhe miqve të tij si Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë së Krujës i Partisë Socialiste zoti Art Bushi kanë bërë të mundur që kjo shtetase Xhensila Maloku para Vitit të Ri ose në fund të vitit 2017 ka shkuar për të bërë kallzim në komisariatin numër 6 në Tiranë për të njëjtën …

…..

Gazetari: Dhe I komunikuat që do të ndalohej dhe të njoftonte avokatin

Emiljano Nuhu: Po, I kam komunikuar që ti sot do të arrestohesh për këto vepra penale dhe do të njoftosh avokatin. Në rregull më tha. Kam marrë në telefon babain e tij, shtetasin Rrahman Rrahja ku I kam thënë hajde në stacionin e policisë në Fushë Krujë se kam një problem. Për rreth 30 minuta ka ardhur aty prezent babai i tij te zyra ime Rrahmani i cili është deputet i Partisë Socialiste i shoqëruar nga kryetari bashkisë Artur Bushi, i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla që është kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i shoqëruar nga vëllai i tij Xhelal Rrahja

Gazetari: Në cilën datë kanë ardhur…

Emiljano Nuhu: Ata kanë ardhur në datën 21 korrik të vitit 2018 rreth orës 19:30 në zyrën time.

Gazetari: Pra kanë ardhur këta persona që ju përmendët?

Emiljano Nuhu: Po, personat që përmenda më sipër.

Gazetari: Balla dhe Bushi përse erdhën. Mirë babai deputeti…

Emiljano Nuhu: Nuk e di ishin aty shumë shpejt, janë shumë miq, kanë lidhje miqësore shuëm të ngushtë me deputetin e Krujës. Erdhën në zyrën time, nuk kam arritur ta mësoj se si erdhën aq shpejt në zyrën time.

Gazetari: A mund të futeshin në zyrën tuaj persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen?

Emiljano Nuhu: Ata ishin persona me imunitet dhe janë njohur nga punonjësit e policisë në ambientet e jashtme dhe kanë hyrë pa thënë asnjë … ata nuk kanë nevojë për urdhër …

Gazetari: Mund të hyjnë në zyrën tuaj këta persona?

Emiljano Nuhu: Ligjërisht ata ndalohen, personat që s’kanë dijeni për veprën penale kur oficeri i policisë gjyqësore nuk i thërret, por imuniteti dhe fuqia që kanë ata nuk kanë nevojëpër urdhër për të hyrë në zyrën time.

Gazetari: E kuptoj. Erdhën këta persona, po persona të tjerë që i shoqëronin kishte?

Emiljano Nuhu: Kishte nja 10 persona që i shoqëronin, këta qëndruan në ambientet e poshtme të korridorit të komisariatit, të stacionit të policisë së Fushë Kruujës se quhet stacion, jo komisariat.

Gazetari: Po këta persona çfarë ishin, ketë të 10 që e shoqëronin?

Emiljano Nuhu: Nga informacioni që mora nga punonjësit e policisë që i njihnin si elementë me precedentë kriminalë të zonës të një grupi kriminalë shumë të fuqishëm në zonën e Niklës. Këta qëndruan në ambientet e stacionit, nuk u futën në zyrë, vetëm personat e lartpërmendur u futën në zyrë. Gjatë kohës që u futën këta unë isha në zyrë me shtetasin Rexhep Rrahja, ishin dy punonjësit e patrullës së përgjithshme me uniformë. Dhë në momentin që këta persona kanë hyrë, Rrahman Rrahja u ka thënë punonjësve të policisë dilni jashtë se kemi ne punë në zyrë. Unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë që nuk pse të dalin punonjësit e policisë jashtë, të flasin në prezencën e tyre. Ua ka bërë me shenjë punonjësve të policisë dhe punonjësit e policisë nuk kanë reaguar dhe kanë dalë përjashta për shkak të influencës që ka ai, nuk kanë

Gazetari: Ata janë larguar dhe në zyrë mbetët ju, 2 deputetët dhe kryebashkiaku i Krujës?

Emiljano Nuhu: Po, edhe vëllai i deputetit Xhelal Rrahja.

Gazetari: Nuk kishit eprorët tuaj në zyrë?

Emiljano Nuhu: jo jo. Për fat të keq atë ditë ishte e shtunë dhe i vetmi që ishte në zyrë isha unë I gatshëm nga oficerët isha në drejtim punonjës të tjerë. Shumica kanë qenë me leje për shkak të muajit korrik dhe të gjithë ishin vetëm nga telefoni kontakti me eprorët

Gazetari: Çfarë ndodhi pasi ngelët vetëm në zyrë?

Emiljano Nuhu: Pasi ngelëm vetëm në zyrë, unë i komunikova Rrahmanit, i thash që djali juaj do të arrestohet për shkak se është kallzuar nga shtetësja Xhensila Maloku dhe akuzohet për disa vepra penale. Aty u hodh dhe më tha: nuk ke shanse të arrestosh djalin tim. Gjatë kësaj kohe hidhet dhe flet shtetasi Xhelal Rrahja i cili është i vëllai dhe më thotë: Nuk ke shanse të arrestosh Rexhepin sot, nuk del i gjallë nga zyra…

Gazetari: Ju thotë juve?

Emiljano Nuhu: Po. Po. Nuk del i gjallë nga zyra nëqoftëse ti arreston nipin tim. Une i gjendur në këto kushte i thash kam marrë urdhër nga prokurorja ta arrestoj në të kundërt shkoj unë në burGazetari Me të thënë këtë fjalë ai është irrituar jashtë mase shtetasi Xhelal ka kapur nipin për krahu dhe i ka thënë dil përjashta. Në këtë moment unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë prit të flas me prokuroren dhe pastaj mere dhe nxirre përjashta. Në këto momente ka nxjerrë një pistoletë dhe ma ka vënë në kokë dhe më ka thënë hiqi duart dhe s’do flasësh me asnjë njeri në telefon dhe këto gjëra do të mbeten vetëm këtu në zyrë përkundrazi do të zhduk.

Gazetari: Në prani të këtyre të tjerëve që ne përmendëm?

Emiljano Nuhu: Në prani të vëllait të tij, deputetit Taulant Balla, dhe kryetarit të bashkisë, dhe këta me ironi I kanë thënë hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djali i mirë oficeri nuk i bën ato gabime.

Gazetari: Kush e tha këtë?

Emiljano Nuhu: Njëkohësisht e tha Taulanti me Arturin në qetësi absolute. E thanë, nuk ishin as të irrituar, asgjë. I irrituar vetëm me kërcënime ishte Xhelali, vëllai i deputetit i cili nxori armën. Në këto kushte e hoqi pistoletën e futi në brez dhe tha e mbyllëm këtë muhabet këtu dhe do të ngelet këtu askund tjetër në asnjë moment nuk do të hapet se çfarë ndodhi këtu se ti ke …

Gazetari: Xhelali armën me leje apo pa leje e kishte meqë

Emiljano Nuhu: E kishte pa leje, pa leje e kishte. Edhe djali e kishte pa leje gjatë kohës që ishte në zyrë dhe këtë e deklaron edhe personia e dëmtuar gjatë kohës që i është ushtruar person në zyrën e oficerit tjetër. Dhe në këto kushta këta dolën nga zyra ime, e morën dhe unë ngela I vetëm nuk dija çfarë të bëja …

Gazetari: Edhe të akuzuarin e morën me vete?

Emiljano Nuhu: Po, po. Unë ngela i vetëm, nuk kisha çfarë të bëja kundër atyre personave. E vetmja rrugë ligjore që kasha unë ishte të njoftoja eprorët e mi dhe prokuroren.

Next Post
“Vjen përgjigja e laboratorit anglez: Përgjimi i Babales nuk është origjinal”

"Vjen përgjigja e laboratorit anglez: Përgjimi i Babales nuk është origjinal"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Të mbrojmë identitetin si komb”- Balla pas vendimit të Gjykatës së Hagës: Kjo nuk është drejtësi, historia e UÇK-së nuk zhbëhet!

September 16, 2026
Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

September 16, 2026
Gjyqi në Hagë, dënohen me 25 vite burgim Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, 18 vite për Kadri Veselin dhe 13 për Rexhep Selimin! Kishin dijeni për krimet

Gjyqi në Hagë, dënohen me 25 vite burgim Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, 18 vite për Kadri Veselin dhe 13 për Rexhep Selimin! Kishin dijeni për krimet

September 16, 2026
Marrëdhëniet BE-Kinë, Von der Leyen: bashkëpunimi tregtar është i paqëndrueshëm, deficiti arrin 1 miliard euro në ditë!

Marrëdhëniet BE-Kinë, Von der Leyen: bashkëpunimi tregtar është i paqëndrueshëm, deficiti arrin 1 miliard euro në ditë!

September 16, 2026
Dronët rusë i afrohen avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje…!

Dronët rusë i afrohen avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje…!

September 16, 2026
Gjykata e Hagës: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave!

Gjykata e Hagës: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave!

September 16, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Morali fallso…

September 16, 2026
Pas gati 6 vitesh paraburgimi, po mbahet në Gjykatën Speciale të Hagës seanca për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së! Kosova pret lirimin

Pas gati 6 vitesh paraburgimi, po mbahet në Gjykatën Speciale të Hagës seanca për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së! Kosova pret lirimin

September 16, 2026
Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takohen kryeministrin dhe t’i qajnë hallet: Marrim vetëm 10 mijë lekë pension!

Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takohen kryeministrin dhe t’i qajnë hallet: Marrim vetëm 10 mijë lekë pension!

September 16, 2026
Nuk do luajë më me Shqipërinë, sulmuesi i talentuar grumbullohet nga Jurgen Klopp për Gjermaninë!

Nuk do luajë më me Shqipërinë, sulmuesi i talentuar grumbullohet nga Jurgen Klopp për Gjermaninë!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com