• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Me kërcënuan me armë dhe më dhunuan”/ Zbardhet dëshmia e shoferit që u grabit në Lushnje

by
11/10/2022 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një automjet u grabit me dhunë mbrëmjen e së dielës në zonën e Lushnjës. Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” kur persona të maskuar sipas denoncimit të drejtuesit të mjetit, i kanë marrë atij me forcë automjetin tip “Benz” me targa AA 390 PO, me të cilin udhëtonte.

Pas këtij momenti, personat ende të pa identifikuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Mjeti i grabitur ishte në pronësi të shtetasit Martino Peqini, banues në fshatin Sopez të Bashkisë Divjakë dhe menjëherë pas grabitjes ka denoncuar rastin. Pas ngjarjes, ai iu drejtua Policisë, duke deklaruar se dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndalur në mes të rrugës pasi e kanë detyruar të zbresë, e kanë dhunuar atë dhe më pas janë larguar. Pas këtij denoncimi, policia lokale është vënë në lëvizje, duke ngritur disa postblloqe, por pamundur të bie në gjurmët e autorëve. Forcat e rendit patrulluan nëpër rrugë në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, përveç në Fier dhe Lushnje edhe në zonën e Elbasanit.

“Mbrëmjen e djeshme, kallëzon shtetasi M. P., banues në Divjakë, se në vendin e quajtur ‘Pushimi i shoferit’, Lushnjë, persona të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin tip ‘Benz’, me të cilin po udhëtonte. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, tha shkurtimisht Policia.

AUTOMJETI GJENDET NË VLORË

Automjeti tip “Benz”, i cili u grabit mbrëmjen e së dielës në Lushnjë, u gjet gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vlorës i braktisur në një rrugë. Autorët e grabitjes, e kanë braktisur automjetin në lagjen “Pavarësia” pranë zonës se Centrales, siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme.

Automjeti është lënë në një rrugë dytësore brenda një blloku banimi, ku është gjetur nga uniformat blu. Ka dyshime të forta se mjeti i braktisur mund të jetë përdorur në ndonjë grabitje. Nga ana tjetër, pronari i automjeti nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë. “Në vijim të punës policore, me qëllim zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnjë, ku në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, u vodh me dhunë një automjet tip “Benz”, shërbimet e DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, bënë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e automjetit të vjedhur, i cili u gjet i braktisur dhe i mbyllur, në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, sqaroi policia në njoftimin e dytë. Zona ku ka ndodhur grabitja është mbuluar me pamje nga shumë kamera sigurie të bizneseve përreth, e cila mund të ndihmojë policinë për identifikimin e autorëve të grabitjes. Ndërkohë, hetuesit do të këqyrin edhe automjetin e gjetur në Vlorë për të zbuluar ndonjë të dhënë rreth identifikimit të autorëve.

/e.d

Next Post
Gjyshja 82-vjeçare e arrestuar për kotecin e pulave pa leje, ende në dyer e gjykatave

Gjyshja 82-vjeçare e arrestuar për kotecin e pulave pa leje, ende në dyer e gjykatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com