53-vjeçarja e cila u përdhunua nga një 28-vjeçar në Durrës ka deklaruar në polici se autori ishte shok me komshiun e saj dhe se i riu e ka kërcënuar se do e vriste.
Ajo ka thënë se është njohur me përdhunuesin nëpërmjet komshiut, raporton abcnews.al.
Ndër të tjera 53-vjeçarja tha se pasi autori e ka përdhunuar i ka marrë një sasi prej 200 mijë lekësh.
Policia ka shoqëruar fillimisht komshiun dhe ky i fundit i ka çuar te autori, i cili u arrestua.
Mësohet se autori dhe gruaja 53-vjeçare janë nga komuniteti rom.
Si ka ndodhur ngjarja
28-vjeçari është futur me dhunë në banesën e 53-vjeçares dhe dyshohet se e ka përdhunuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.9, të qytetit bregdetar, ndërsa njoftohet po ashtu se i riu me iniciale K.K pasi ka thyer derën e banesës së gruas, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe më pas i ka vjedhur edhe një shumë parash.
g.kosovari