• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fatmira u vetëvra prej dhunës në familje/ Flet vjehrra: E mori më qafë e motra, nuk e shaj, ishte e mirë

by Java News
05/05/2022 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vjehrra e Fatbardha Likramës ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” një ditë pasi nusja e saj u vetëflijua duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në Elbasan.

Ajo shprehet se me të ndjerën kanë pasur marrëdhënie të mira ndërsa shtoi se ajo nuk shkonte dhe as nuk vinte me të motrën. Sipas saj në dy muajit e fundit, 52-vjeçarja kishte shfaqur probleme shëndetësore për shkak të dy fëmijëve të sëmurë.

“Unë nuk flas fare me motrën e saj. Edhe Bardha vetë nuk fliste me atë nuk shkonte. Shkonte deri te dera ajo nuk ia hapte dera. I thoja pse nuk qëndrove te motra. Ata nuk ma hapën derën tha. Nuk e shaj ka qenë e mirë. Ajo dy muajt e fundit u sëmur dhe nuk ishte në rregull. Rrinte shtrirë. Vinte nga puna thoshte nuk kam fuqi.

I thoja pse mi none po kur të bëhesh sa unë ti. Të dy fëmijët janë të sëmurë me probleme të shëndetit mendor. I thoja hajde shkojmë të dyja te doktori. Thoshte jo jo. U ngrit dhe iku në punë. Erdhi pastaj. I thashë mos shko në punë kur nuk je mirë. Disa ditë ikte pa pyetur. Shkonte tinëz te kjo. Nuk e dinim se fliste me këtë”, shprehet ajo.

Vjehrra shton se ajo ishte larguar nga banesa dhe ka qenë i biri ai që e ka rikthyer në shtëpi. Ajo shprehet se ditën e ngjarjes së rëndë, e para që e ka konstatuar trupin e pajetë të nuses së saj ka qenë komshia e cila e ka njoftuar.

“Thoshte çuni ku ka shkuar, i thonim nuk e di ku ka shkuar. Në datë 2 u ngrit dhe iku. Këtu isha kur bënë debat. Nuk ndërhyra se ç’më duhej mua çfarë thonë ata burrë e grua. I thoja o Bardha ju shkoni taman si unë me burrin tim. Erdhi policia tha ku e ke çunin. I thashë ka dalë. Më tha “o nënë që të mos e marrë vesh e gjithë lagjia, kur të vijë çuni tha të vijë atje”. Fola me gocën në telefon i thashë merre Lumin të shkojë në polici. Shkova dhe unë atje. Këta ishin brenda. Unë qëndrova jashtë.

Kisha edhe çunin vetëm këtu. Kur erdha në shtëpi çuni kishte dalë dera ishte hapur. Vjen në orën 12. I thashë do hash bukë. Tha jo nuk dua bukë. Të nesërmen në mëngjes i thashë çunit, dëgjo nënën foli mamit. Nuk kanë lezet ato gjëra për një llaf goje të mbledhë rrobat. Vajti i biri dhe foli me atë. Ajo qëndroi nuk i mori rrobat për të ikur. Erdhi Lumi nga puna. Kjo tinëz mori plaçkat prapë dhe iku. Shkoi djali dhe e mori. Shkoi drejt e në krevat. E mori e solli në shtëpi. E lashë shtrirë kur shkova me marrë pensionin. Ishte herët.

Mora pensionin mora dhe nipin nga shkolla. Unë me çanta në dorë. Ajo doli. Unë mendova se shkova në banjë. Unë u futa brenda dhe lashë çantat. Më thirri komshia. O Leta më tha Bardha është shtrirë këtu i ka rënë të fikët. E pa komshia që më thirri mua. Nuk foli. Që të kemi bërë sherre e llafe me Bardhën, nuk ishte e keqe. Edhe kur kishim plakun gjallë, na bënte kafen. Motra e saj nuk vinte këtu. Nuk flisnin bashkë ato. Më shumë zënë rrinin. Ashtu me copa. Unë me Bardhën nuk jam zënë asnjëherë. Se të jetë ashtu them ma bëri borxh. Por nuk ma bënte. Atë në qafë e mori motra e vet”, u shpreh ajo. /BW

Next Post
Zbulohen skenarët se ç’ndodh nëse vdes Putini/ Ekspertët japin alarmin: Armët bërthamore mund të bien në dorë të…

Zbulohen skenarët se ç'ndodh nëse vdes Putini/ Ekspertët japin alarmin: Armët bërthamore mund të bien në dorë të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In