• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më kërcënoi pronari i lokalit ku shpërtheu tritoli”, policia reagon pas denoncimit të gazetarit

by A R
04/09/2018 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Kurbinit reagon lidhur me një lajm të publikuar në media ku gazetari Julian Shota, denoncoi se është kanosur gjatë kryerjes së detyrës si dhe i ka dërguar mesazh shefit të Komisariatit të Policisë Kurbin ku i ka kërkuar ndihmë dhe ky i fundit nuk i është përgjigjur.

Lidhur me këtë rast sqarohet se nga specialistët e Seksionit për parandalimin dhe hetimin e ngjarjeve kriminale në Komisariatin e Policisë Kurbin, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit Llesh Buraku 53 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.

Ai akuzohet pasi këtë të hënë, rreth orës 15:00, është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Kurbin gazetari Julian Shota, i cili ka kallëzuar se rreth orës 07:00, ka shkuar për të pasqyruar ngjarjen e ndodhur në lokalin ku i është vendosur lëndë eksplozive, dhe është kërcënuar me armë zjarri nga pronari u lokalit, për moslejimin e filmimit të vendngjarjes.

Me marrjen e informacionit nga njoftimi i gazetarit tek Policia e Lezhës rreth orës 09:00, është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë së Kurbinit, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, duke kryer të gjitha veprimet hetimore konform rregullave.

Nga kontrollet e ushtruara në ambientet në pronësi të Burakut, nuk është konstatuar asnjë armë zjarri apo send tjetër i kundraligjshëm.

Gjithashtu, në lidhje me sms-në e publikuar të dërguar nga shefi i Komisariatit të Policisë Kurbin shtetasit J.Sh., “sqarojmë se nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi mesazhi që shtetasi Julian Shota, pretendon se i ka dërguar shefit të Komisariatit Kurbin ku i shpjegon ngjarjen dhe i kërkon ndihmë, nga verifikimet hetimore ka rezultuar se nuk i është dërguar fare shefit të Komisariatit Kurbin, duke mos u vënë në dijeni ai se çfarë po ndodhte”.

Policia e Kurbinit thotë se, është e gatshme në çdo kohë të trajtojë me seriozitet dhe transparencë të plotë çdo situatë të çdo shtetasi.

Next Post
VIDEO/ Mjeti shpërthen në flakë teksa ngjitej te kisha e Laçit

I vuri zjarrin një automjeti, policia ndalon të dyshuarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari në Kavajë, pritet ekstradimi

July 25, 2026
Huthit sulmojnë Arabinë Saudite

Huthit sulmojnë Arabinë Saudite

July 25, 2026
Pas orësh negociata, dalin pamjet kur Nertil Buzi liron ish të dashurën që mbante peng

Pas orësh negociata, dalin pamjet kur Nertil Buzi liron ish të dashurën që mbante peng

July 25, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha thirrje për protesta: Në kryengritje deri në largimin e Ramës

July 25, 2026
Tirana jashtë sistemit të ri të pranimeve në mjekësi në Itali, 220 vendet kalojnë në programin anglisht

Tirana jashtë sistemit të ri të pranimeve në mjekësi në Itali, 220 vendet kalojnë në programin anglisht

July 25, 2026
Dëbimi/ Shkupi shpall persona ‘non-grata’ tre diplomatë rusë, Moska: Akt armiqësor dhe i papërgjegjshëm!

Plagosja e Shkupit shqiptar

July 25, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

July 25, 2026
206 raste me 212 km/h brenda një nate, ministri: Rrugët nuk do t’ua lemë në dorë atyre që sillen si kamikazë

206 raste me 212 km/h brenda një nate, ministri: Rrugët nuk do t’ua lemë në dorë atyre që sillen si kamikazë

July 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 26 Korrik 2026

July 25, 2026
Braçe përlotet teksa përmend të atin: Mora vesh që kishte dalë në fushatë, surprizë e madhe për mua!

“Mezi pres të bëhet shembulli”/ Braçe: Nuk më nxori askush nga mbledhja. Dola sepse…

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In