• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me karrierë të spikatur, Basha emëron Pirro Ahmetaj si Këshilltar të tij për Sigurinë Kombëtare

by Java News
06/12/2019 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zgjeruar rrethin e bashkëpunëtorëve të tij, duke emëruar gjeneral Piro Ahmetaj si këshilltar për Sigurinë Kombëtare.

Gjenerali Ahmetaj, një profesionist i mirënjohur në fushën e sigurisë kombëtare, ka një përvojë të gjatë dhe ka dhënë kontribute të spikatura për reformimin e ushtrisë shqiptare dhe anëtarësimin e vendit në NATO.

Këshilltari i ri për Sigurinë Kombëtare i kreut të opozitës ka kryer detyra të larta shtetërore brenda dhe jashtë vendit, ku spikat detyra 6 vjecare si përfaqësues ushtarak në NATO.

PIRO AHMETAJ

36 vjet, me uniformë ushtarake në shërbim të kombit dhe shoqërisë. Nga këto, 25 vjet, ekspert, në funksione të larta dhe kontribute të spikatura në reformën e mbrojtjes, planifikimin strategjik dhe integrimit në NATO; 6 vjet Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës, Zv/Shef i SHPFA, si dhe 6 vjet Përfaqësues Ushtarak në NATO-s, etj.

Gjeneral Ahmetaj spikat si themelues dhe drejtues i Përfaqësisë Kombëtare në Komandën Supreme të Aleancës, ku ka demostruar përgjegjshmëri të lartë për të përmbushur detyrimet e anëtarësimit në NATO (prill 2009); përgjatë negocimit dhe nënshkrimit të disa marrëveshjeve mirëkuptimi dhe marëveshjeve teknike për anëtarësimin e plotë, nënshkruar në Tiranë (Shtator 2013), duke kontribuar në renditjen e Shqipërisë si “një ndër 5 vendet model për reformat e mbrojtjes dhe përmbushjen e angazhimeve në NATO”.

Ka përfunduar “ekselent” Akademinë e Mbrojtjes, është diplomuar: “Master në fushën e sigurisë globale”, Kolegji, i NATO-s, Romë, ndjek programin e doktoraturës: “Mbi nivelin e ambicies së RSH në kuadër të sigurisë kombëtare, NATO-s, BE dhe angazhimeve ndërkombëtare”.

Përparimi në gradë:

Kapiten (1992), Kolonel (2008), Gjeneral (2013). U emërua me rekomandimin e posaçëm të Komandantit të NATO-s Admiralit Stavridis. Në Tetor 2019 ka dalë në rezervë nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura.

PËRVOJA

Gjeneral (r) Piro Ahmetaj është ekspert në përgatitjen dhe prezantimin e dokumenteve të anëtarësimit në NATO (PARP/MAP); Strategjisë së Sigurisë Kombëtare Ushtarake; Planin Afatgjatë të Zhvillimit të FA; Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes me USA; “pionier” dhe rekomandues i “një platforme të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mbarë-Kombëtare”.

Ai ka pjesëmarrje dhe prezantime në shumë trajnime në institucione dhe institute të sigurisë globale, si: Bruksel, Ëashington, Neë York, Chikago, Londër, Berlin, Paris, Otava, Oslo, Pragë, Gjenevë, Varshavë, Ankara, Beograd, Moskë, etj. Ka zë të spikatur në komunitetin e sigurisë mbarëkombëtare, në rajon, NDU-Ëashington DC, Kolegjin e NATO-s, Romë, Qendra Marshall, Gjermani, në 29 kryeqytetet e vendeve të NATO-s, ku edhe ka botuar 100-ra vlerësime në shtypin e shkruar brenda dhe jashtë vendit.

Për përkushtimin dhe kontribute të dalluara përgjatë 36 viteve karrierë ushtarake, veçanërisht në procesin 25 vjeçar (1994-2019), drejt dhe pas antarësimitnë NATO është vlerësuar me urdhra, dekorata dhe medalje, nga autoritetet e larta shtetërore dhe të NATO-s. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. /e.s/

Next Post
Mblidhte para për të prekurit nga tërmeti, drejtuesi i fondacionit nën hetim për mashtrim

Ndihma për të prekurit nga tërmeti, Inva Mula dhe 50 artistë bëhen bashkë për mbrëmjen humanitare “Nesër”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In