• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më kanë nxjerrë nga konteksti poshtërisht”, Sabit Brokaj tregon hilen në emisionin për Xhafajn

by Java News
07/12/2018 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy netë më parë televizioni Top Channel kishte ndërtuar një emision për karrierën e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

I konceptuar në formën e dokumentarit gazetarët e Top-Story kishin marrë edhe disa personazhe publikë që jepnin opinionin e tyre për Xhafajn.

Përveç ish-figurave të LMN si Kastriot Islami apo Marko Bello folën edhe Skënder Gjinushi, Dritan Hila dhe Sabit Brokaj.

Doktor Brokajt, dhe një prej figurave më të njohura të së majtës i kishin lënë një fjali ku fliste për aktivitetin e Xhafës në PS dhe largimin nga posti i ministrit të Brendshëm.

Në një prononcim për Dita-n, Sabit Brokaj,thotë se nuk ka folur në një intervistë për TCH për këtë çështje, por dhe pse e kanë regjistruar pa dijeni, sërish fjalët janë hequr nga konteksti.

Doktor, dy netë më parë jeni bërë pjesë e një emisioni televiziv në Top Channel ku keni folur për figurën e Fatmir Xhafës. Ajo që thatë ishte tepër e shkurtër dhe nuk doli qartë nëse ishit pro apo kundër ish-ministrit të Brendshëm…

Me thënë të drejtën më mori një mik në telefon, (Arian Salati) dhe më pyeti çfarë ke thënë për Xhafën se do jesh sot në një emision në TCH. Unë i thashë: jo s’kam folur në TV, por në gazetë kam dhënë një mendim pozitiv për Fatmirin dhe nuk e mbaja mend të kisha folur për Top Channel sepse këta më erdhën me hile tani që e kujtoj momentin dhe më thanë se do flisja për një person i cili kishte vdekur. Në fund të bisedës duke fikur edhe kamerën diskutuam për Fatmirin me që ishte momenti që kishte dhënë dorëheqjen.

Unë s’kam ditur që po regjistrohesha dhe biseda ishte e lirë pasi ishte mbyllur subjekti për të cilin kishin ardhur. Duke parë emisionin pasi më tha Ariani,shikoj që dola dhe unë. Të them të drejtën nuk doli keq ajo që thashë unë, Skënderi dhe Dritan Hila. Por dua të them se ato që më kishin mua ishin të hequra nga konteksti poshtërsisht.

Është një moment kur u them se kur hiqet një person në kulmin e suksesit lë diskutim domosdo dhe unë bëj një perifrazim dhe i them: “Kur ika unë nga qeveria, ika pas një konflikti publik me Fatos Nanon dhe e kuptonte kushdo këtë ikje, kurse Fatmiri duke pasur një karakter më të përmbajtur, natyrisht në një pozicion më delikat si ai i ministrit të Brendshëm e ka përmbajtur konfliktin me Edi Ramën, dhe besoj se ky është rezultati”.

Ata e kishin hequr fare këtë pjesë dhe kishin lënë pasazhe jashtë kontekstit. Por shyqyr që nuk doli keq.

Emisioni krijon idenë se ju jeni kundër zotit Xhafa…

Në mënyrë absolute nuk jam kundër. Madje kam thënë se është shtetari që ka dalë më në evidencë këto kohë. Madje tani që më vijnë në mend biseda e asaj dite, u kam thënë që Xhafaj është jurist që ka qenë ministër drejtësie dhe e ka konceptin e shtetit duke e njohur në themel dhe vetiu me këta që se kanë këtë koncept do të lindte konflikti. Dhe të gjitha që kam thënë i ka merituar, jo duke i bërë qejfin kot.

Përse mund të jeni cunguar në ato që keni thënë?

Mendoj se e kanë bërë me qëllim. Duke qenë se konteksti ishte shumë i zi kundër Xhafës, është lënë përshtypja sikur dhe unë kam qenë kundër Fatmirit. Por në mënyrë absolute nuk është e vërtetë. Madje mua dje më kanë falënderuar disa nga miqtë që e kanë ndjekur, edhe pse ishte hequr nga konteksti. Unë në fakt siç u thashë kam bërë thjesht një bisedë të lirë, dhe jo një intervistë apo prononcim për Fatmirin.  Dua të theksoj se kam një vlerësim maksimal për Xhafën, qenia e tij në institucione të shtetit i bën nder shtetit.

/a.r

Next Post
FOTO / Ironia e studentëve, ja parrullat më pikante të protestët

FOTO / Ironia e studentëve, ja parrullat më pikante të protestët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In