• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më kanë bojkotuar takimet”/ Harxhi akuza Bashës: Presion mbi anëtarësinë. Deputeti i Gjirokastrës i ka kërkuar kryesisë të votojnë Bashën

by Java News
11/06/2021 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike Edith Harxhi ka ngritur akuza të forta ndaj kreut në detyrë Lulzim Basha në lidhje me ndikimin e tij e në zgjedhje.

Në studion e “Dita Jonë” ajo ngriti dyshimet për presion nga Basha mbi anëtarësinë, ndërsa e cilësoi garën të pabarabartë dhe favorizuese ndaj kreut aktual demokrat. Në këtë kontekst ajo tregoi mesazhin ku deputeti demokrat i Gjirokastrës i ka kërkuar kryesisë që të votojë Bashën më 13 qershor, teksa përmendi edhe bojkotimet në takime.

“Nëse kjo garë do të ishte e lirë Basha nuk do të ishte më kryetar i partisë. Nuk besoj që do të ketë futje duarsh në kuti, dyshoj se ka cic- mice të vogla, listat hapen sot në orën 10:00. Fshihen listat. Deputetë  e PD nuk na kanë shoqëruar në këto takime.

Unë kam pasur vetëm 6 deputetë. Edhe kryetari i degës nuk ka ardhur në takim ose kanë bojkotuar takimin, kanë shkuar pa përjashtim të gjithë te zoti Basha. Ka pasur deputetë që kanë dalë publikisht për t’i dhënë mbështetje Bashës kanë deklaruar se mbështesin Bashën, por ata nuk janë deputetë të Bashës, por të PD.

Kreu i degës së PD në Kavajë nuk më hapte telefonin për 4 ditë dhe ndikoi te kryesia që të mos vinte në takim. Mbrëmë në Gjirokastër kam marrë një mesazh që deputeti i zonës ka kërkuar në mbledhje kryesie që të votohet zoti Basha”, tha ajo.

Sipas saj kjo është një garë jo vetëm për ndryshim të opozitës, por për të gjithë Shqipërisë, që shpresën e sheh të opozita, harxhi mirëpret edhe kontributin e liderit historik të së djathtës Sali Berisha për ringritjen e PD.

“I kam kërkuar Berishës që të kthehej që në 2017 në PD, Berisha ka qenë i prerë që nuk kthehem në drejtim. Dhe unë kam dëgjuar fjalën e tij dhe po bëj luftën brenda strukturave. Do të ishte i mirëpritur çdo lloj kontributi i Berishës. Nëse nuk ngrihet PD dhe e djathta vendi do shkojë në kaos.

Është koha për një ndryshim për ta çuar përpara PD dhe Berisha ndihmon me përvojën e tij. Kjo garë është parë si gara për ndryshim jo vetëm për PD, por për gjithë Shqipërinë. Shqiptarët e kuptojnë që opozita jep shpresën”, u shpreh Harxhi.

Harxhi u bëri thirrje demokratëve që ta votojnë më 13 qershor, pavarësisht kohës së shkurtër që favorizon Bashën, pasi sipas saj zgjedhjet në parti duhet të zhvilloheshin më 22 korrik.

“Nëse do kisha patur më tepër kohë do të kisha prekur më shumë degë të PD. Kam prekur deri në 50 degë nga 72 degë të PD, jo vetëm për t’i takuar por edhe për t’u ulur me demokratë, që janë më shumë se strukturat. Ky duhet të jetë një proces i vazhdueshëm për një lider politik.

Dëshpërim për këto 8 vite opozitë që ka pasur PD dhe njerëzit duan patjetër të kapen diku se duan të përqafojnë shpresën. Kam pasur debate të ashpra nga më të ndryshmet në të gjitha takimet.

U bëj thirrje demokratëve të votojnë në 13 qershor unë kam kërkuar shtyrjen deri më 22 korrik, u kërkua 13 qershori që Basha të rikonfirmohej është kohë e pakëndshme për demokratët. Atë frymë që ishte, ishin demokratët. Nuk e ka bërë qendra”, u shpreh ajo.

Next Post
Marsi në Luan do t’ju fusë në mendime, zbuloni ç’do të ndodhë me të gjitha shenjat e Horoskopit

Marsi në Luan do t’ju fusë në mendime, zbuloni ç’do të ndodhë me të gjitha shenjat e Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje lokale në zonat malore

Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje lokale në zonat malore

June 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

June 25, 2026
“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

June 25, 2026
Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

June 25, 2026
Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

June 25, 2026
Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

June 25, 2026
Tronditet Venezuela. Dy tërmete ‘shkatërrojnë’ kryeqytetin, dyshohet për mijëra viktima

Tronditet Venezuela. Dy tërmete ‘shkatërrojnë’ kryeqytetin, dyshohet për mijëra viktima

June 25, 2026
Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

“Protestat u nxitën fillimisht nga Greqia”, Ali Ahmeti: Armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri në Shqipëri

June 25, 2026
“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In