Dy shqiptarë, të cilët ishin liruar së fundi nga burgu kanë rënë sërish në prangat e policisë, ndërsa më parë ishin dënuar për vepra të rënda penale.
Punonjësit e Policisë së Veprimit të Menjëhershëm iu gjetën fillimisht një thikë dhe i dërguan dy personat në Komisariatin e Policisë Çaidar për kontroll të mëtejshëm, sipas mediave greke.
Aty, siç u konstatua, ata kishin krijuar depo në bagazhin dhe kroskotin e mjetit, ku policia gjeti dy automatikë kallashnikov plotësisht funksionalë, dy karikatorë dhe dhjetëra fishekë.
Hetimet paraprake po vijojnë për të zbuluar se çfarë po përgatisnin dy shqiptarët, pasi nuk përjashtohet mundësia që armët të ishin të destinuara edhe për një krim të rrezikshëm.
/a.r