• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më kafshuat e më latë…”/ Brataj letër koronavirusit: Hera parë që kënaqem pa masë me fjalën “negativ”

by Java News
14/04/2020 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, ishte një nga 4 mjekët dhe infermierët që mposhtën sot koronavirusin.

Me një shënim në facebook, Brataj nuk ka fshehur lumturinë, ndërsa shkruan: “Është hera e parë që kënaqem pa masë me fjalën ‘negativ’”.

Brataj thotë se gjatë luftës me sëmundjen ishte ndjerë i frikësuar, i dobët e i lënduar, por shton se e në betejën e tij e ndihmoi edhe mbështetja e shumë njerëzve, familjarëve e miqve.

Ai shprehet optimist, ndërsa shkruan se së bashku do ta fitojmë luftën me koronavirusin.

“Lutjet e shumë njerëzve në të gjitha besimet, më bënë që të ndjehem i mbrojtur, i rrethuar me humanizëm, me dashuri dhe solidaritet dhe unë normalisht do të nxisja vullnetin dhe kurajon, për të të luftuar me të gjitha forcat.
Wau Wau, ja dola!

Ju humbët me mua, por na ndryshuat dhe na bëtë të reflektojmë të gjithëve, se një qënie kaq e vogël si ju, mundët të bllokonit një botë kaq të madhe në pak kohë. Ju na mësuat që lufta me ju do të vazhdojë, prandaj ne po studjojmë të gjitha pikat e dobëta që keni, sepse jemi të sigurt që do ta fitojmë luftën kundër jush”, shkruam mes te tjerash Brataj.

Postimi i plotë:

Për herë të parë u kënaqa pa masë me fjalën dy herë:

“NEGATIV”!

I nderuar Coronavirus i pa besë!
Ju erdhët fshehtas…
Fshehtas punuat dhe kërkuat me çdo kusht trupin tim, ndërsa isha me kolegë në front duke u përgatitur si të mbroheshim nga ty. Ju filluat të më kafshoni dhe të më bëni që të vuaj duke më hequr buzëqeshjen, duke tentuar të më mernit edhe frymën! E vërteta është se edhe më frikësuat për një moment, më bëtë të ndjehem i pasigurt, sepse këtë herë isha pacient, isha i dobët, i zbehtë, i hutuar dhe i lënduar. Isha i pa përgatitur sepse ishte hera e parë që takoheshim.

Por Ju Coronavirus harruat se pas sulmit tuaj, që shkaktonte shumë dhimbje, kishte një mbështetje shumë të madhe të qindra njerëzve, miqve, shokëve dhe mbi të gjitha familjes.
Lutjet e shumë njerëzve në të gjitha besimet, më bënë që të ndjehem i mbrojtur, i rrethuar me humanizëm, me dashuri dhe solidaritet dhe unë normalisht do të nxisja vullnetin dhe kurajon, për të të luftuar me të gjitha forcat.
Wau Wau, ja dola!

Ju humbët me mua, por na ndryshuat dhe na bëtë të reflektojmë të gjithëve, se një qënie kaq e vogël si ju, mundët të bllokonit një botë kaq të madhe në pak kohë. Ju na mësuat që lufta me ju do të vazhdojë, prandaj ne po studjojmë të gjitha pikat e dobëta që keni, sepse jemi të sigurt që do ta fitojmë luftën kundër jush.
Mendoni se bota nuk ka çfarë t’ju bëj? Mendoni se bota do të rri duarkryq? GABONI!

Na mësuat që Jeta është e shtrenjtë, jeta është e bukur, ajo jetohet vetëm njëherë, jeta është pasuria më e madhe që kemi, është gjëja më e çmuar, prandaj ajo duhet jetuar!
Për këtë keni të drejtë, ajo duhet respektuar, asaj duhet ti kushtohemi më shumë.

Ju na rikujtuat që jeta e të gjitha shtresave të shoqërisë para sëmundjeve është e barabartë.
Por, për ju Coronavirus, pra COVID-19, është pak ndryshe; jeni më i shpejtë, shpërndahesh shumë, në një kohë të shkurtër dhe shkaton shumë demtime.

Është hera e parë që trajtimi yt është i njëjtë për të gjithë.
Është hera e parë që COVID-19 kurohet dhe vlerësohet njësoj për të gjithë pa dallim:
pa privilegje,
pa arrogancë,
pa njohje,
pa moshë,
pa besim fetar,
pa pasuri,
pa pozitë,
pa ngjyrë politike!
Ne do ta fitojmë luftën kundër teje, sepse do të privohemi nga liria, nga pasuria, nga mirëqënia, nga privilegjet, nga përqafimet, nga shumë gjëra te tjera për aq kohë sa do të na duhet për të të mundur!
Do ja dalim të gjithë së bashku!

g.kosovari

Next Post
U akuzua për atentatin ndaj ish-shefit të Policisë/ Apeli ‘rrëzon’ akuzat ndaj Florenc Çapjas

U akuzua për atentatin ndaj ish-shefit të Policisë/ Apeli ‘rrëzon’ akuzat ndaj Florenc Çapjas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

August 10, 2026
Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

August 10, 2026
Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës së sotme, shtrëngata të izoluara në jug

August 10, 2026
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 5 turistë

Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 5 turistë

August 10, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Më me qejf do të kisha votuar për zonjën nga India sesa për “emigrantin Agron nga Shqipëria”

August 10, 2026
Zelensky përsëriti në Beograd mosnjohjen e Kosovës, në Tiranë protestuesit i kthehen kundër Ukrainës, mblidhen para ambasadës

Zelensky përsëriti në Beograd mosnjohjen e Kosovës, në Tiranë protestuesit i kthehen kundër Ukrainës, mblidhen para ambasadës

August 10, 2026
Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit -

Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com