• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me Kadare në fyt

by Edison Ypi
25/12/2023 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Kockë në fyt, halë në fyt, qelqe në fyt, gozhdë në fyt, brisk në fyt. Këto dhe të tjera si këto janë sende që viktimës i kanë rënë në fyt, i shkaktojnë dhimbje, jetën ja nxijnë.

Mirpo sado dhimbje të shkaktojnë këto sende në fyt, e kanë një derman, e kanë një shërim. Shkon te një infermier a një kirurg dhe i heq. Dhe dhimbja mbaron.

Halli që s’ka të sosur, halli që s’ka kirurg që e ndreq, nuk është kur në fyt si në pus, të bie ndonjë qelqe a ndonjë gozhdë, por kur je bërë vet shkak që në fyt të ka ngecur Kadare. Atij s’ke ç’i bën.

Po të ka ndodhur kjo, nuk ke derman. Do vuash sa vorrit do ja kallxosh. Do përpëlitesh si gjarpër i plagosur përgjithmonë. Derisa të ngordhësh si qen.

Të merresh me hajvanë delirantë që gjallojnë e vuajnë me Kadare në fyt, nuk ja vlen, është sikur të luftosh me kërrminj, ose të ndeshesh me një lëmsh qurresh, është diçka e pahijshme.

Topi me qurre në fjalë, janë qënie të dorës së dytë e të tretë mbetur ora nja dyzet vjet të shkuara, janë ca mjeranë që po të merresh me ta, është pikërisht ajo që u mungon, ajo që e kërkojnë me ngulm, ajo që u duhet të ndjehen të gjallë.

Protagonistat e përgojimit të Kadaresë janë një amalgamë gjallesash mendjengushtë që mblidhet e pështillet pafund në një mjedis kaotik anonimiteti me shpresën idiote se Shkrimtari i madh është kalaja e fundit që u ka mbetur pa marrë.

Shumica çuna, goca, nipër, mbesa, farefis spiunash ose oficerash Sigurimi.

Mes këtij lëmshi qurresh ka dhe të persekutuar apo të internuar, analfabetë ose injorantë pa asnjë ide rreth Artit, Poezisë Letërsisë, që i rre menia se vuajtja i ka bërë Artistë. Çka ësht rrena më e madhe që mund të imagjinohet. Janë thjesht vulëhumbur pa nam e nishan nëpër katakombat e Fatit. Nga ata që, për shkak të pamjaftueshmërisë mendore dhe imagjinative, e dinin se vuajtja do vazhdonte përgjithmonë, dhe kishin marrë masat të vazhdonin të gjallonin lidhur me zinxhirë. Mirpo Liria erdhi. Dhe erdhi kur nuk e prisnin. Kur mendja nuk ua merrte. Kur as në ëndërr nuk e kishin parë të vinte.

Sipas këtyre budallejve, për këtë ngutje të tepërt të paparashikuar dhe rrjedhimisht të pafalshme, Liria dhe ata që Lirinë nuk e lanë të vdesë por e mbajtën mbi shpinë në hjekë, duhet të përgjigjen, duhet të dënohen.

Motoja donkishoteske e hakmarrjes së qurrnajës së horrave në fjalë ndaj individëve të shquar si Kadare është;
Shkrimtarin e madh ta ndotim me çdo qurre e me çdo shpifje që na vjen në mendje, me çdo rrenë e çdo intrigë halucinative, derikur të bëhet e qartë se përderisa Shkrimtari i madh s’paska qënë aq i pastër, edhe Diktatura s’ka qënë fort e pisët.

Mirpo meqënse Gjeniu i ka parashikuar të gjitha, kundër artilerisë së qurrave nis më e tmerrshmja e hakmarrjeve, hakmarrja pa kthim, hakmarrja e Shkrimtarit.

Vetë e thirrët. Vetë u krrujtët. Kadare deshët. Kadare keni. Mu në fyt. Me gjithë këpucë, me gjithë lidhësa, rrip mesi, çorape leshi. Pa asnjë mundësi që ndonjë xherah apo kirurg tua shkuli nga fyti.

Nuk është e lehtë për qurranjosët me jetu me fyt të blloku me Kadare.

Është si me fjet me vdekjen. Si të hash e të pish me agoninë. Me marr frymë me Hjekën.

S’ke ç’i bën. S’mund të presësh më tepër nga qurranjosët që janë përbindëshat që Liria i prodhon pashmangshëm si qyteti plehrat.

Të mos e kesh besuar se ka pasur më të fortë dhe më inteligjentë se Diktatori, dhe për këtë lajthitje të bësh fajtor Shkrimtarin që Diktaturën dhe Diktatorin i mposhti, është mëkat tepër i madh që duhet vuajtur.

Kadare në fyt është sëmundje pa kthim, pa shërim, pa kurim, sado poezi të mësosh përmendësh, sado libra të lëçitësh, sado koncerte të shkosh, sado shpesh të ikësh në Kishë apo Xhami për të rrëfyer e falur mëkatet,
Kadare në fyt është një çështje që nuk i përket xhentëlmenave të merren, aq më pak ta zgjidhin. Është vuajtje e merituar e viktimave të hajvanllëkut, injorancës, shejtanbudallallëkut. Atyre që nuk e dinë, as ide nuk kanë, se Arti, Artisti, Talenti, Frymëzimi, s’kanë absolutisht asnjë lidhje me Diktaturën, Demokracinë, spiunllëkun, internimin, pushkatimin, varjen në litar, rjepjen e lëkurës, shkuarjen në hell.

Le të lehin e llomotisin, le të pëllasin e pëllcasin qurranjosat. Kurrë s’kanë për ta mësuar çfarë humnere i ndan me Shkrimtarin e madh.

Ata janë aq më të lumtur sa më afër me llumin.

Ai është aq më i adhuruar sa më i vetmuar.

Për ata, Arti është komoditet, rehati, aheng.

Për Atë, Arti është arratisje e vullnetëshme drejt parehatisë.

S’ka vend për asnjë iluzion. Fati i qurrnajës me Kadare në fyt është i parathënë. Askush prej qurranjosave lehës nuk është njeri por qën, nuk ësht Poet por hajdut, nuk ësht shkrimtar por zagar, nuk është mendimtar por pisanjos.

Next Post
Kuvendi nuk humbet kohë, i dërgon SPAK-ut autorizimin për arrestimin e Berishës

"2023, pa Avokat Populli dhe pa reformë zgjedhore", Çështjet e mbetura pezull, nga lojrat e fatit deri tek amnistia fiskale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

February 3, 2026
Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

February 3, 2026
Albin Kurti i vendosur: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Zgjedhja e presidentit, Kosova sërish në zgjedhje?

February 3, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet e kompanisë KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

February 3, 2026
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

February 3, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In