• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më ka marrë 100 mijë euro”/ Intervista e papublikuar e mjekut grek që u plagos nga shqiptarja: Vendosa ta padis kur…

by Java News
13/11/2021 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku okulist grek, Jorgos Neos është duke luftuar për jetën në një spital të Athinës. Ai u qëllua me katër plumba në bark nga ish e dashura e tij, shqiptarja Klodiana Çelo, me të cilën ka edhe një vajzë 12 vjeçare.

Vajza, e cila ishte prezentë në kohën kur nëna e saj qëlloi babin, është fryt i një lidhje jashtëmartesore mes mjekut dhe Çelos. Ai kishte pranuar ta njihte vajzën si të tijën, por nuk kishte pranuar të divorcohej nga bashkëshortja e tij, një shtetase angleze.

Prej lindjes së vajzës dhe deri pak ditë më parë familja e mjekut dhe shqiptarja kanë përjetuar një kalvar gjyqesh për kujdestarinë e vajzës, raportojnë mediat greke.

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe vetë mjeku shumë vite më parë, në një intervistë për mediat greke, por kjo intervistë nuk u publikua asnjëherë.

Ai kishte treguar se deri kur e ka hedhur në gjyq, shqiptarja Klodiana Çelo i ka marrë plot 100 mijë euro, si dhe ka dhunuar dy herë gruan e tij.

“Ka shumë vite që kemi një mosmarrëveshje ligjore. Kohët e fundit ajo është dënuar me katër muaj burg për shantazh dhe janë ngritur shumë procese gjyqësore ndaj saj nga mua dhe gruaja ime, sepse ka ardhur dy herë dhe ka rrahur gruan time.

Kjo zonjë jeton duke shantazhuar njerëz të ndryshëm dhe duke u marrë para. Më ka marrë mbi 100,000 €. Ka qenë vazhdimisht në spital. Kam kërkuar që të kujdesem vetë për fëmijën, pasi ajo nuk ka faj për këtë që po ndodh”, tha asokohe okulisti.

Jorgos Neos kishte treguar se Klodiana kishte shkuar në lagjen e tij dhe i kishte shkaktuar dëme materiale edhe makinave të familjes. Në kohën që ka dhënë intervistën mjeku duket se nuk e ka marrë ende kujdestarinë e vajzës, por shprehet se e dëshiron atë, sepse në prezencë të nënës së saj, vajza vuante.

“Ka ardhur këtu, ka shkaktuar dëme në makinat e familjes sime. Fëmija ka mbi një vit që jeton me ne, me intervale kohore. Ne duam që familja ime ta marrë fëmijën, sepse aty vuan fëmija. Kjo zonjë shpik për arsye zhvatëse. Vjen në klinikë shantazhon, bën skena poshtë shtëpisë, domethënë e gjithë familja ime po jeton një dramë”, përshkruan ai.

Ai tregoi se duke qenë se e kushte njohur vajzën si të tijën kishte dhënë edhe para për mirërritjen e saj.

“Për fëmijën gjithmonë kam dhënë para, por ajo dëshiron më shumë. Ajo me sa duket kishte ndërmend që unë ta divorcohesha dhe të shkoja të jetoja me të. Pasi nuk e çoi në fund qëllimin e saj tani po përpiqet të hakmerret ndaj meje dhe të më prishë familjen”, u shpreh mjeku.

Ndërsa më tej vijoi: “Ajo më thotë ‘Do të të shkatërroj financiarisht, profesionalisht dhe socialisht’ dhe këtë plan e ka vënë në zbatim. Unë nuk jam divorcuar kurrë, jetoj me familjen time dhe ishte një lidhje e rastësishme. Zonja e kishte fshehur që ishte e martuar, kishte fshehur origjinën, kishte fshehur emrin, tregonte një emër tjetër. Mua më tha që është italiane. Kjo marrëdhënie zgjati rreth gjashtë muaj, gjithsej. Që andej e tutje mora përgjegjësitë e mia kur lindi fëmija, duke i dhënë rreth 2000 deri në 3000 mijë euro në muaj deri para krizës.

Kur filloi kriza në Greqi i thashë që nuk mund të të jap aq para, sepse zonja duhet të ketë parasysh që jeton në një shtëpi të madhe në periferi veriore, ka një makinë 2000 metër kub, pa punuar ose nuk ka punuar kurrë. Pra fillova t’i thosha “nuk mund të të jap kaq shumë para, duhet të fillosh të punosh dhe ti të kontribuosh, sepse tani me krizën më kanë rënë të ardhurat”, pastaj filloi të më shantazhojë duke më thënë se “nëse nuk i jap këto para, do shkoj në polici për të thënë se ke tentuar të më përdhunosh dhe se ke abuzuar me fëmijën”. Ndaj u desh dhe fillova të padisë atëherë”, tha doktori.

g.kosovari

Next Post
‘Lojëra fati’ në Tiranë/ Në pranga 5 persona, sekuestrohen PC, kanabis, para dhe telefona

'Lojëra fati’ në Tiranë/ Në pranga 5 persona, sekuestrohen PC, kanabis, para dhe telefona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konsiderohej kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

Konsiderohej kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

September 23, 2026
Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

September 23, 2026
Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate

Arrestimi i Shpëtim Aliut në Rusi, Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

September 23, 2026
Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

September 23, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

Ulja e çmimit të energjisë në tregun vendas, Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

September 23, 2026
“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

September 23, 2026
Infantino propozon rishikim të pavarur të qeverisjes në FIFA pas reagimeve për të drejtat komerciale -

Plani i Infantinos për të mbajtur postin në FIFA, parashikohet një ndërhyrje në OKB!

September 23, 2026
Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

September 23, 2026
Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

September 23, 2026
Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com