Policia e Tepelenës është vënë në ndjekje të 26 vjeçarit me inicialet T.H, pasi ky i fundit ka përndjekur dhe ushtruar dhunë ndaj një vajze të mitur.
Denoncimin në komisariat e ka kryer vetë 17 vjeçarja, ndërsa grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin T. H., 26 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 17 vjeçe, se ky shtetas e ka pëndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/e.d