Ish-muxhahedini Hamid Atabai që prej një viti është larguar nga kampi i MEK në Manzë, pasi ishte i lidhur me ta prej 36 vitesh, bëri në fund të emisionit “Të Paekspozuarit” një apel drithërues për autoritetet shqiptare, të cilave iu lut që të mundësonin të takonte ndonjë anëtar të familjes së tij në Iran, pasi ka 36 vite pa i parë.
“Unë kam 36 vite që nuk i shikoj asnjë nga anëtarët e familjes sime. I kërkoj shtetit shqiptar një leje 24 orëshe që të shikoj në një shtet fqinj njërin nga anëtarët e familjes sime, ose t’i japin leje vëllait dhe motrës sime që të vijnë se unë gati-gati po vdes. Jam moshë e thyer.
Sot kam patur dasmën e nipit dhe e kam parë me shumë hidhërim për 4 orë dhe kjo është kërkesa ime e fundit. Kaq”-tha Atabai me zë drithërues dhe sytë e mbushur me lotë.
/a.r