Shkruajnë se Cristiano Ronaldo mori “Topin e Artë” falë ish-të dashurës së tij, Irina Shayk. Gazeta spanjolle “El Mundo Deportivo” shkruan se 77-vjeçari Sepp Blatter i cili I ka dorëzuar edhe “Topin e Artë” Ronaldos, ka patur një lidhje me ish të dashurën e tij Irina Shayk.
Sipas gazetës katalanase, gjithçka ka ndodhur para vitit 2014 ku modelja ruse 29-vjeçare ishte e dashura e Cristiano Ronaldo-s, futbollistit që
Sepp Blatter, i martuar 3 herë, shquhet për lidhjet e tij me femra më të reja në moshë. Me të dashurën e aktuale, Linda Barras, ka një diferencë në moshë prej 28 vitesh.
Pas këtij lajmi, pritet të vërtetohet nëse kemi të bëjmë me dashakeqës apo me një tradhti reciproke. Ndërkohë Irina Shayk është në një lidhje me aktorin amerikan Bradley Cooper.