Oficeri i njësisë “Fast” Sokol Fana është arrestuar sot në flagrancë në qytetin e Elbasanit.
Raportohet se 26-vjeçari ka mashtruar shtetasin K.H., duke i thënë se nëse donte që të mos arrestohej nga Njësia “Fast” për llogari të drejtësisë italiane duhet t’i paguante Fanës 7 mijë euro.
Arrestimi i oficerit është kryer në orët e para të kësaj të premte. Ndërsa, shtetasi K.H, verifikoi se nuk ishte aspak në kërkim, ndaj njoftoi policinë që e prangosi në flagrancë Sokol Fanën.
/a.r