• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Më i shtrenjti në histori

by
09/08/2015 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më i shtrenjti në histori

Angel di Maria u bë transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi iu bashkua Paris Saint-Germainit nga Manchester United për 63 milionë euro. Mesfushori argjentinas iu ka kushtuar klubeve ku ka luajtur plot 179 milionë euro. Pozitën e dytë e mban Zlatan Ibrahimoviç, të cilin klubet e kishin blerë në total prej 171.1 milionë eurosh. Në Top 3 gjendet Nicolas Anelka me 134 milionë

Angel di Maria u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, në listën e përgjithshme të futbollistëve që kanë ndërruar disa skuadra gjatë karrierës.

Mesfushori argjentinas u largua nga Manchester Unitedi, duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit, për 63 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar kishte përfunduar në “Old Trafford” për afro 70 milionë euro. Me këtë rast, ish-futbollisti i Real Madridit u bë transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit. Për të, klubet që e kanë pasur deri më tash në ekip, kanë shpenzuar plot 179 milionë euro.

Deri tash këtë epitet e mbante qe një kohë të gjatë Zlatan Ibrahimoviç, i cili iu ka kushtuar klubeve që e kishin deri më tash, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan e Paris Saint-Germain, hiç më pak se 171.1 milionë euro.

Një tjetër futbollist, i cili nuk ishte ndonjë yll i madh i futbollit, është edhe Nicolas Anelka për të cilin klubet shpenzuan para të majme. 36-vjeçari ndërroi shumë skuadra, duke përfshirë këtu PSG-në, Arsenalin, Real Madridin, Liverpoolin, Manchester Cityn, Fenerbahçen, Boltonin, Chelsean, Shanghain, Juventusin, WBA-në dhe së fundmi Mumbai Cityn. 36-vjeçari iu kushtoi këtyre klubeve hiç më pak se 134 milionë euro. Jo shumë larg francezit gjendet argjentinasi Hernan Crespo. Ai u kishte kushtuar River Plates, Parmës, Lazios, Interit, Chelseat, Milanit dhe Genoas, 121 milionë euro. Në pesëshen e parë bën pjesë edhe bashkëkombësi i tij, Juan Sebastian Veron. 40-vjeçari luajti për Estudiantes, Boca Juniors, Sampdoria, Parma, Lazio, Manchester United, Chelsea, Inter e Brandsen. Këto klube paguan 117 milionë euro.

Gareth Bale, futbollisti më i shtrenjtë absolut në histori të futbollit, gjendet në pozitën e tetë me 100 milionë, kurse lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori, Cristiano Ronaldo, në këtë listë gjendet në pozitën e gjashtë me 111.5 milionë. Në Top 10 bëjnë pjesë edhe yje të dikurshme të futbollit si braziliani Ronaldo, italiani Christian Vieri dhe braziliani Robinho./ZËRI

Top 10 futbollistët më të shtrenjtë në histori

1. Angel di Maria        179 milionë euro

2. Zlatan Ibrahimoviç  171.1

3. Nicolas Anelka        134.0

4. Hernan Crespo        121.0

5. Juan Veron              117.0

6. Cristiano Ronaldo   111.5

7. Ronaldo                  100.9

8. Gareth Bale             100

9. Christian Vieri         87.5

10. Robinho                85

Next Post

Ankohen turistët: Në Shëngjin pushimet kushtojnë sa “frëngu pulën”, sikur jemi në Majemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com