• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 13, 2022
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më i rëndi eliminimi i…”/ 24 shpërthime me tritol në 6 muaj, shënjestër edhe efektivë të policisë

Java News by Java News
03/07/2022 15:15
"Më i rëndi eliminimi i..."/ 24 shpërthime me tritol në 6 muaj, shënjestër edhe efektivë të policisë
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleksandër Sadikaj po lëvizte me automjetin e tij “Volkswagen Golf 7” në drejtim të TEG-ut, kur sasia e lëndës plasëse e instaluar në pjesën e përparme të makinës shpërtheu. Si pasojë e sulmit 27-vjeçari humbi jetën pak minuta pasi mbërriti në Spitalin e Traumës. Rasti ishte ndër më të rëndët të eksplozivëve të këtij gjysmë viti, por nga veriu në jug tritoli dhe djegia e makinave prishi qetësinë edhe në raste të tjera. Policët ishin kryefjala kryesore e tritol-vënies.

24 shpërthime me lëndë plasëse dhe 15 djegie të qëllimshme makinash e objektesh u regjistruan në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 në mbarë vendin. E krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë katër raste më shumë shpërthime tritoli. Vendin e parë e mbanë Vlora, qark në të cilin në harkun kohor të 181 ditëve u sulmuan me lëndë plasëse 6 objekte, pjesa më e madhe e tyre automjete dhe shtatë raste të zjarrvënies të qëllimshme me lëndë djegëse.

Shkodra, sulm policëve me eksploziv e djegie makinash

Në vend të dytë është Shkodra, në të cilën u regjistruan tetë raste nga katër për secilën, lëndë plasëse dhe djegie të qëllimshme. Në Kryeqendrën e Veriut epiqendër e sulmit këto gjashtë muaj kanë qenë zyrtarët e policisë, me katër raste djegiesh dhe hedhje në erë të makinave me tritol.

Gjatë pranverës së vitit 2022, Policia e Shkodrës ka kryer disa operacione në zona të thella malore për asgjësimin e kanabis sativa. Menjëherë pas tyre, disa efektivë policie të përfshirë direkt apo indirekt u përfshinë në sulme tritoli e djegie të makinave. Hetimet vijojnë ndërsa asnjë prej autorëve nuk është identifikuar për t’u vënë përballë drejtësisë. Sulmi ndaj bluve mendohet të jetë për mesazh, duke pretenduar që policia të mos afrohet pranë parcelave ku kultivohet kanabis.

I vetmi rast që mbeti në tentativë në Shkodër ishte ai i vendosjes së një kallëpi tritoli poshtë gomës së automjetit tip “Range Rover” të drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Suida Kuka. Ajo arriti të identifikoj pakon e dyshimtë në kohë.

Tirana, nga eliminimi i Aleksandër Sadikaj tek djegia e makinave në Astir

Në Tiranë u regjistruan pesë raste të shpërthimeve nga lëndët plasës. Përveç atij të eliminimit fizik të Aleksandër Sadikajt, i cili konsiderohet ndër më perfektët nga ana e organizimit, fillimi i janarit nisi me hedhjen në erë të një makine në lëvizje në Selitë, me dy person të plagosur. Edhe kjo ngjarje ka mbetur e pazbardhur. Mikel Harizaj do të tentohej të eliminohej më herët, por fati i keq e zuri Erion Rexhepin, të riun që gjeti një sasi tritoli në Cërrik dhe i shpërtheu në duar, duke i marrë jetën. Vjehrri i Harizajt po lëvizte me makinën në Cërrik kur sasia e lëndës plasëse u shkëput më 31 dhjetor. Disa ditë më vonë Harizaj u tentua të vritej sërish, por shpëtoi.

Gjatë këtyre gjashtë muajve, rastet e tritolit ishin të shumtë edhe në Kamëz, ku u regjistruan tre të tillë. Në Tiranë kishte edhe dy djegie të qëllimshme, i fundit ai i automjeteve të biznesmenit dhe ndërtueist Dritan Llanaj, në garazhin e një pallati në Astir, i cili rrezikoi jetën e qindra banorëve. Në Durrës u regjistruan pesë raste të shpërthimeve me tritol, më i bujshmi në derën e parë të vilës së Armand Dukës.

Shpërthime tritoli në disa qytete, pjesa më e madhe të pazbardhur

Pjesa më e madhe e shpërthimeve me tritol kanë mbetur të pazbardhura, ndërsa autorët kryesisht nuk lënë gjurmë. Por nëse disa qarqe ishin në vëmendje të shpërthimeve të tritolit dhe sulmeve me lëndë djegëse, disa të tjerë në këto gjashtë muaj kanë qenë të qetë. Në Kukës, Korçë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Fier dhe Lezhë nuk u regjistrua asnjë shpërthim me lëndë plasëse.

/e.d

Next Post
“Urdhër që të jemi në punë më 7 korrik”/ Deputeti i PD nxjerr mesazhin: Rama e di mirë se çfarë do të thotë protesta prandaj…

"Urdhër që të jemi në punë më 7 korrik"/ Deputeti i PD nxjerr mesazhin: Rama e di mirë se çfarë do të thotë protesta prandaj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

“Duhet t’i puthim dorën!”/ E goditi 15 herë me thikë, media shtetërore e Iranit përgëzon autorin që sulmoi Selman Ruzhdie

“Duhet t’i puthim dorën!”/ E goditi 15 herë me thikë, media shtetërore e Iranit përgëzon autorin që sulmoi Selman Ruzhdie

August 13, 2022
Jehona e një skandali, “Watergate” grek, NYT: Dhe babai i Mitsotakis përgjonte kundërshtarët

Jehona e një skandali, “Watergate” grek, NYT: Dhe babai i Mitsotakis përgjonte kundërshtarët

August 13, 2022
Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt/ Zbardhet mesazhi i tij i fundit para se të humbte kontaktet me familjarët, dyshimet

Misteri/ Nisin përgjimet dhe kontrollet mbi zhdukjen e Ervis Martinajt, ja qyteti ku janë përqendruar hetimet

August 13, 2022
Shajeni sa të mundni Shqipërinë!

Shajeni sa të mundni Shqipërinë!

August 13, 2022
Tragjedia: Prindërit e lënë 8-vjeçaren brenda në makinë, e mitura ndërron jetë nga nxehtësia

Tragjedia: Prindërit e lënë 8-vjeçaren brenda në makinë, e mitura ndërron jetë nga nxehtësia

August 13, 2022
Rama poston fotot me radhë të gjata automjetesh: 2000 vizitorë mesatarisht në portin e Vlorës së fundmi

Rama poston fotot me radhë të gjata automjetesh: 2000 vizitorë mesatarisht në portin e Vlorës së fundmi

August 13, 2022
VIDEO/ TikTok zbardh ‘përgjigjen’ e Enver Hoxhës për Ilir Metën: Ti të ha…!

VIDEO/ TikTok zbardh ‘përgjigjen’ e Enver Hoxhës për Ilir Metën: Ti të ha…!

August 13, 2022
Vendosi kamera sigurie/ Mostra i Cetinjës mendoi se fqinjët i bënin magji! Ditën e masakrës do bënte ekzaminim në psikiatri

Vendosi kamera sigurie/ Mostra i Cetinjës mendoi se fqinjët i bënin magji! Ditën e masakrës do bënte ekzaminim në psikiatri

August 13, 2022
“Prishen” balancat/ Gruaja rreh burrin në Divjakë, vetëm policia e shpëton prej duarve të saj

U njohën online/ Burri dhunohet nga gruaja pasi i kërkoi të largohej nga banesa, “luftë” dhe me policinë

August 13, 2022
FOTO/ Kryeministrja finlandeze shfaqet mahnitëse, si rrallëherë me një fustan të shkurtër dhe çizme të zeza

FOTO/ Kryeministrja finlandeze shfaqet mahnitëse, si rrallëherë me një fustan të shkurtër dhe çizme të zeza

August 13, 2022
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In