• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më i rëndi eliminimi i…”/ 24 shpërthime me tritol në 6 muaj, shënjestër edhe efektivë të policisë

by
03/07/2022 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleksandër Sadikaj po lëvizte me automjetin e tij “Volkswagen Golf 7” në drejtim të TEG-ut, kur sasia e lëndës plasëse e instaluar në pjesën e përparme të makinës shpërtheu. Si pasojë e sulmit 27-vjeçari humbi jetën pak minuta pasi mbërriti në Spitalin e Traumës. Rasti ishte ndër më të rëndët të eksplozivëve të këtij gjysmë viti, por nga veriu në jug tritoli dhe djegia e makinave prishi qetësinë edhe në raste të tjera. Policët ishin kryefjala kryesore e tritol-vënies.

24 shpërthime me lëndë plasëse dhe 15 djegie të qëllimshme makinash e objektesh u regjistruan në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 në mbarë vendin. E krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë katër raste më shumë shpërthime tritoli. Vendin e parë e mbanë Vlora, qark në të cilin në harkun kohor të 181 ditëve u sulmuan me lëndë plasëse 6 objekte, pjesa më e madhe e tyre automjete dhe shtatë raste të zjarrvënies të qëllimshme me lëndë djegëse.

Shkodra, sulm policëve me eksploziv e djegie makinash

Në vend të dytë është Shkodra, në të cilën u regjistruan tetë raste nga katër për secilën, lëndë plasëse dhe djegie të qëllimshme. Në Kryeqendrën e Veriut epiqendër e sulmit këto gjashtë muaj kanë qenë zyrtarët e policisë, me katër raste djegiesh dhe hedhje në erë të makinave me tritol.

Gjatë pranverës së vitit 2022, Policia e Shkodrës ka kryer disa operacione në zona të thella malore për asgjësimin e kanabis sativa. Menjëherë pas tyre, disa efektivë policie të përfshirë direkt apo indirekt u përfshinë në sulme tritoli e djegie të makinave. Hetimet vijojnë ndërsa asnjë prej autorëve nuk është identifikuar për t’u vënë përballë drejtësisë. Sulmi ndaj bluve mendohet të jetë për mesazh, duke pretenduar që policia të mos afrohet pranë parcelave ku kultivohet kanabis.

I vetmi rast që mbeti në tentativë në Shkodër ishte ai i vendosjes së një kallëpi tritoli poshtë gomës së automjetit tip “Range Rover” të drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Suida Kuka. Ajo arriti të identifikoj pakon e dyshimtë në kohë.

Tirana, nga eliminimi i Aleksandër Sadikaj tek djegia e makinave në Astir

Në Tiranë u regjistruan pesë raste të shpërthimeve nga lëndët plasës. Përveç atij të eliminimit fizik të Aleksandër Sadikajt, i cili konsiderohet ndër më perfektët nga ana e organizimit, fillimi i janarit nisi me hedhjen në erë të një makine në lëvizje në Selitë, me dy person të plagosur. Edhe kjo ngjarje ka mbetur e pazbardhur. Mikel Harizaj do të tentohej të eliminohej më herët, por fati i keq e zuri Erion Rexhepin, të riun që gjeti një sasi tritoli në Cërrik dhe i shpërtheu në duar, duke i marrë jetën. Vjehrri i Harizajt po lëvizte me makinën në Cërrik kur sasia e lëndës plasëse u shkëput më 31 dhjetor. Disa ditë më vonë Harizaj u tentua të vritej sërish, por shpëtoi.

Gjatë këtyre gjashtë muajve, rastet e tritolit ishin të shumtë edhe në Kamëz, ku u regjistruan tre të tillë. Në Tiranë kishte edhe dy djegie të qëllimshme, i fundit ai i automjeteve të biznesmenit dhe ndërtueist Dritan Llanaj, në garazhin e një pallati në Astir, i cili rrezikoi jetën e qindra banorëve. Në Durrës u regjistruan pesë raste të shpërthimeve me tritol, më i bujshmi në derën e parë të vilës së Armand Dukës.

Shpërthime tritoli në disa qytete, pjesa më e madhe të pazbardhur

Pjesa më e madhe e shpërthimeve me tritol kanë mbetur të pazbardhura, ndërsa autorët kryesisht nuk lënë gjurmë. Por nëse disa qarqe ishin në vëmendje të shpërthimeve të tritolit dhe sulmeve me lëndë djegëse, disa të tjerë në këto gjashtë muaj kanë qenë të qetë. Në Kukës, Korçë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Fier dhe Lezhë nuk u regjistrua asnjë shpërthim me lëndë plasëse.

/e.d

Next Post
“Urdhër që të jemi në punë më 7 korrik”/ Deputeti i PD nxjerr mesazhin: Rama e di mirë se çfarë do të thotë protesta prandaj…

"Urdhër që të jemi në punë më 7 korrik"/ Deputeti i PD nxjerr mesazhin: Rama e di mirë se çfarë do të thotë protesta prandaj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Të pakënaqurit me teatrin e protestave

January 25, 2026
Motori i dëborës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë të Rugovës

Motori i dëborës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë të Rugovës

January 25, 2026
Ndizet lufta për mbijetesë në Superiore/ Garë e egër për titullin, tre skuadra ndahen nga një pikë

Ndizet lufta për mbijetesë në Superiore/ Garë e egër për titullin, tre skuadra ndahen nga një pikë

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In