• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më i gëzuar që e kanë marrë, se sa që e kanë sharë

by Mero Baze
16/11/2023 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Zëvendëskryeministri I qeverisë italiane, Antonio Tajani I ka telefonuar Sali Berishës duke e paralajmëruar ashpër se një protestë kundër Italisë, organizuar nga partia e tij, do të kishte pasoja të rënda për të dhe raportet me Italinë.

Biseda e ashpër ka ndodhur pas paralajmërimeve të Sali Berishës se do të udhëhiqte protestat kundër marrëveshjes Rama Meloni për akomodimin e emigrantëve të paligjshëm që tentojnë brigjet italiane në një bazë ushtarake në Shëngjin.

Pak para se Berisha ta bënte publike bisedën, ka pasur njerëz t afërt me të që bën deklarata se Edi Rama kërkon të nxjerr Berishën “non grata” dhe në Itali.

Me sa duket Berisha e ka perceptuar bisedën me zëvendëskryeministrin Tajani, si një paralajmërim që nëse e bën protestën do të shpallesh “non grata” dhe është tërhequr.

Nuk besoj se Tajani ja ka thënë këtë, por me sa duket Berisha tani mendon se të gjithë do ta fusin në listë të zezë, dhe është I kënaqur që ka arritur një “Pazar’ që të tërhiqet.

Argumentet nuk I kishte gjetur keq për tërheqje. Tha se nuk duhet të protestojmë kundër një vendi të lirë dhe aq më tepër një vendi mik si Italia që na është gjendur gjithnjë pranë.

Në fakt dhe SHBA na është gjendur gjithnjë pranë dhe është vend I lirë, por ai bën vazhdimisht protesta kundër tyre. Madje bën përditë në çdo konferencë shtypi.
Por ajo që bën përshtypje në gjithë këtë histori, ishte gëzimi që kishte Sali Berisha që zëvendëskryeministri Tajani e kishte marrë në telefon.

Ky gëzim e tejkalonte tonin e ashpër të bisedës dhe kërcënimet që i kishte bërë. Ajo që i ka munguar atij që nga shpallja “non grata” nga SHBA është që nuk e merr askush në telefon dhe nuk I shkel askush në zyrë. Tajani e ka marrë dhe  e kishte bërë të lumtur.

Pas kësaj ai ishte gati jo vetëm të tërhiqej nga protesta, por ti dal zot dhe Edi Ramës se mos ja shan njeri marrëveshjen me Melonin.

Gëzimi që dikush më në fund e përfilli dhe i kërkoi diçka e ka lumturuar, pasi I duket vetja njeri që ka diçka në dorë. Ja për shembull mund të paralajmëroj protesta kundër Italisë dhe e I detyron ta marrin në telefon. Me SHBA dhe Britaninë e Madhe nuk I ka ecur shumë. S’ka lënë gjë pa u thënë e pa protestuar kundër tyre po ata nuk e kanë marrë në telefon dhe as janë shqetësuar. Madje as kur I kërcënon me gjyqe në Francë.

Ky rasti I Italisë I ka dhënë shumë presë se si mund ti rregulloj raportet me vendet e tjera evropiane. Duhet të planifikoj ndonjë protestë kundër çdo vendi, me radhë. Një herë Gjermanisë, pastaj Francës, Spanjës e me radhe se ndoshta dikush e merr në telefon. Rasti I Tajanit është një shembull që ai e ëndërron .

Dhe një arsye më shumë për ti mobilizuar demokratët të jenë më të egër dhe të ashpër me SHBA dhe Britaninë e Madhe se ndoshta dhe ata e marrin në telefon. Pastaj le të thonë çfarë të duan në telefon po ta marrin një herë se i plasën buzën.  Ky është gati të bëjnë çfarë duan ata. Por ta marrin një herë në telefon të paktën.

Next Post
Rrëfehet 54-vjeçari që u dhunua në banesën e tij: Më kërkuan lekë, më rrahën e më lanë poshtë krevatit. Bërtita fort që të më dëgjonin, por…!

Rrëfehet 54-vjeçari që u dhunua në banesën e tij: Më kërkuan lekë, më rrahën e më lanë poshtë krevatit. Bërtita fort që të më dëgjonin, por...!

Comments 2

  1. Irroshi says:
    2 years ago

    Ha ha ha!
    Me demek më shumë është gati të marrë një urdhër kërcënimi dhe poshtëroi sesa një heshtje që vret. Bukur dhe kjo Mero.

    Reply
  2. Irroshi says:
    2 years ago

    Ha ha ha!
    Me demek më shumë është gati të marrë një urdhër kërcënimi dhe poshtërimi , sesa një heshtje që vret. Bukur dhe kjo Mero.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In