• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më hodhi dy metra tutje dhe iku”, flet gruaja e aksidentuar: Më përplasi Ilda Bejleri

by A R
12/02/2020 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi.  Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. 

Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital.

Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. 

Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. 

Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.”

Ky është rrëfimi i zonjës E.Gj për Dritare.net. Po e vëmë në dispozicion të policisë e cila në njoftimin më poshtë thotë se kërkon autorin:

“Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën, për identifikimin dhe kapjen e mjetit që ka shkaktuar aksidentin”, thuhet në njoftimin e policisë.

/a.r

Next Post
U kap me dokumente false në Angli, 22-vjeçarja shqiptare dënohet me 13 muaj e gjysmë burg

U kap me dokumente false në Angli, 22-vjeçarja shqiptare dënohet me 13 muaj e gjysmë burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com