Gjatë ndërtimit të dinamikës së ngjarjes bazuar mbi dëshmitë e dhëna nga adoleshentët para oficerëve të Policisë Gjyqësore, Inside Story ka vendosur të ruaj identitetin e bashkëmoshatarëve që sulmuan viktimën, pasi janë minorenë. Kjo është një plagë e pashërueshme për familjen e të ndjerit, por mbetet një dramë që do të shënjojë jetën e autorëve të ngjarjes që janë thjesht adoleshentë. Më poshtë, zbulohet rrëfimi i Ergit se si agravoi situate derisa ai goditi me thikë Fatjonin fatkeq.
Kështu të katër shokët nga fshati Drizë pasi kishin bërë planin e tyre, në fund të mësimit ishin drejtuar qytetit të Gramshit. Nga larg, në fushën e basketbollit kishin dalluar djalin me të cilin kishin probleme me një grup shokësh.
“Sapo jemi afruar Orgito ka filluar të flasë me Qetsorin. Një djalë që ishte me Qetsorin me flokë kaçurrela më ka sharë. Ky person më goditi me grusht në fytyrë dhe në atë moment nuk e mendova gjatë se m’u errën sytë dhe me dorën e djathtë nxora thikën dhe e godita. Nuk mbaj mend se ku e godita. Gjithashtu nuk mbj mend nëse kam goditur dikë tjetër pas tij pasi mu errën sytë”, është shprehur gjatë dëshmisë.
/s.f