• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Me fytyrë dhe emër e mbiemër

by
16/05/2015 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emër të shoqërisë së konsumit dhe të mbijetesës./ 

Dy të mitura nga Korça u rikthyen në banesë pas zhdukjes së tyre prej tre ditësh. Njëra 14 dhe tjetra 15 vjeç ato u gjetën nga policia në një banesë të braktisur po në Korçë dhe ju dorëzuan familjeve të tyre. Dhe në të njëjtën kohë ju “dorëzuan” dhe opinionit publik. Në pothuaj të gjitha rrjetet sociale dhe gazetat e të shunës, dy të miturat, me emër e mbiemër dhe me foto të marra nga Facebook-u i tyre, panë sesi historia e tyre u rrëfye me detaje. Dikush madje pyeti edhe prindërit e njërës vajzë, motrën e tjetrës dhe shoqet e shkollës së të dyjave.

U hodhën hipoteza, u zbuluan po aq detaje sa mundën, për të kaluar në heshtje ditën tjetër, kur të tjera vajza do të largohen nga shtëpitë apo halle të tjera të kronikës së zezë. Në fakt, kjo është puna e gazetarëve të kronikës, të cilët, nuk diskutohet, sipas traditës shqiptare janë më shpejt në vendngjarje dhe më të pamungueshëm se fjala vjen psikologu. Ky i fundit është vërtet i fundit në listën që do të mendohej se duhej të merrej me rastin e këtyre dy të miturave korçare që fatmirësisht përfundoi me fund të lumtur apo dhe me rastet si ai i Nazimesë së shkretë që përfundoi tragjikisht për shumë jetë të lidhura me atë histori.

Ndoshta jemi ende të gjithë një shoqëri e përciptë. Ndoshta edhe media është ajo që në kushtet e një shoqërie pak konsumi dhe shumë mbijetese, orienton veten dhe riorienton publikun drejt lajmit të konsumit të përditshëm. Edhe duke shkelur mbi viktima pa i konsideruar si të tilla dhe pa i menduar si të tilla dy të miturat korçare. Siç bën gjithë shoqëria shqiptare, që konsumon pa u lodhur drama e trauma të të tjerëve që duket se ngushëllojnë dramat e traumat vetjake sipas parimit: fundja ka dhe më keq. /L.V./

Next Post

Vokshi: Veliaj nuk mbajti premtimin, tha se do të dorëhiqej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

March 17, 2026
Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

March 17, 2026
Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë bisedime të thelluara dhe konstruktive mbi çështjet ekonomike dhe tregëtare në Paris

Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë bisedime të thelluara dhe konstruktive mbi çështjet ekonomike dhe tregëtare në Paris

March 17, 2026
Mojtaba Khamenei: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të pranojnë humbjen dhe të paguajnë dëmshpërblim

Mojtaba Khamenei: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të pranojnë humbjen dhe të paguajnë dëmshpërblim

March 17, 2026
Fundjavë e nxehtë për politikën shqiptare! Pasi ndryshoi gjysmën e kabinetit, Rama pritet të mbledhë sërish socialistët në Asamblenë Kombëtare të PS, opozita organizon protestën e radhës

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

March 17, 2026
Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

March 17, 2026
Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

March 17, 2026
Kontrabanda e naftës ‘vergine’, vendimi që çoi në pafajësinë e ish drejtuesve të doganës

Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje

March 17, 2026
Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In