• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më fute në burg veç se shkela ligjin komunist”/ Berisha përballet me ankesat e fermerëve

by
18/08/2022 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha shkoi në Kashar për të dëgjuar shqetësimet e fermerëve të zonës, por u përball me ankesën e një ish-pronari.

Demokrati orëve të para, baba i 7 fëmijëve, i kujtoi Berishës përgjegjësinë e tij për ligjin e pronave 7501 që u përdor për të bërë rishpërndarjen e tokës së shtetëzuar nën regjimin komunist.

“Më ka dhënë shteti 23 mije metra tokë bujqësore. Po kjo tokë nuk më ka dhënë dokumentet, as qeverisja jonë e PD, dhe është e grabitur sot në mbivendosje.

Ne duhet t’i dalim zot Shqipërisë zoti Berisha. Me ty në krye jam dakord të jesh kryeministër i ardhshëm por jo kështu. Edhe ne kemi gabimet tona zoti Berisha“, tha ish-pronari.

Nga 23 mijë metër tokë që i takonte, sot gëzon vetëm 900 metra. Për të njëjtën tokë thotë se ka bërë dhe burg në kohën kur në pushtet ishin demokratët, por zgjidhjen e pret sërish nga ata që e dënuan.

“Në 94 zoti Berisha PD më ka dënuar me 6 muaj heqje lirie se ke shkel ligjin. Por, unë shkela ligjin komunist o burrë nuk shkela ligjin demokrat.

Kërkoj nga ty zoti Berisha çfarë mund të bëj unë zoti Berisha, se ua kanë dhënë komshive të mi ta shesin dhe ndajnë paratë bashkë.

Por, unë kërkoj ligjin të më mbrojë ligji. Më jepni të drejtë çfarë mund të bëj? Është ligj famëkeq ai zoti Berisha, por megjithatë gabimet edhe ndreqen”, tha ish-pronari.

“Po, shumë e vërtetë”, tha Sali Berisha.

As shqetësimit për pronat, vëmendja u zhvendos sërish tek fermerët të cilët u ankuan për mungesën e ndihmës nga shteti.

Sali Berisha fajësoi Edi Ramën për dështim në sektorin e bujqësisë duke kërkuar largimin e tij me protesta.

“Sot janë dhjetëra e mijëra fermerë që po shkojnë drejt falimentimit. Ka vetëm një rrugë protestë dhe vetëm protestë, ta largojmë. Kjo është një qeveri që nuk përfill qytetarët shqiptarë.

Thotë bujqësia po ecën shumë mirë, po përfiton bujqësia nga Ballkani i hapur, turizmi është më i përsosur…turizmi është në terr.

Rendi i shkëlqyer…çdo ditë vriten dhe përgjaken vendet tona. Të ngrihemi sepse jemi në rrezik të madh, në rrezik të vërtetë ekzistencial“, tha Sali Berisha.

/e.d

Next Post
Kreshnik Spahiu ironizon Bashën: Kërkon të bëhet kryeministër me 72 apartamente dhe vila në pronësi!

Pse në Shqipërinë “demokratike”, 32 vjet ka më shumë vrasje se Kosova gjatë luftës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com