• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është e reja shqiptare që i dha fund jetës në qeli, gjyqtari italian letër prekëse: Dështova…

by Java News
10/08/2022 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donatella Hodo ishte vetëm 27 vjeç kur vendosi të vetëvritej në burgun e Veronës.

Vajza, me probleme të varësisë nga droga dhe e akuzuar për një sërë vjedhjesh, ndodhej në burg pasi ishte larguar nga një komunitet të cilit i ishte besuar rehabilitimi i saj.

Vajza me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës duke thithur gaz nga tubacionet që furnizojnë furnelën e ngrohjes në qelinë e saj.

Fillimisht ajo i la një letër të dashurit të saj ku shkruante:

“Leo dashuria ime, më vjen keq. Ti je gjeja me e bukur qe mund te me ndodhe dhe per here te pare ne jete mendoj dhe e di cfare do te thote te duash dike por kam frike nga gjithcka, te te humbas dhe nuk do ta duroja. Më fal dashuria ime, bëhu i fortë, të dua dhe më fal…”, ishin fjalët e fundit që Donatella shkroi në një çarçaf të bardhë.

Shumë prekëse është deklarata dhe letra që ka shkruar dhe lexuar gjatë funeralit të vajzës me origjinë shqiptare gjyqtari që vendosi burgosjen e Donatella.

Në një intervistë me ‘Corriere della Sera’, Vincenzo Semeraro, gjyqtari i Gjykatës së Veronës, thotë se vetëvrasja e të resë tregon dhe dështimin e tij si magjistrat.

“Ne jemi njerëz përpara se të jemi gjyqtarë. Dhe unë, si magjistrat, por mbi të gjitha si burrë, e ndjej se kam dështuar tani që një vajzë 27-vjeçare me dosjen e të cilës u njoha që nga viti 2016, është vetëvrarë në burg” .

Ai shkroi një letër që u lexua në kishë gjatë funeralit të Donatella Hodo, dhe tha se ajo ishte “një e re që luftoi me varësinë nga droga dhe kishte një brishtësi të madhe”.

“Ajo dilte dhe kthehej në qeli vazhdimisht për vjedhje të vogla të lidhura me drogën, e la veten të vdiste natën e 2 gushtit, duke thithur gaz nga furnella që kishte në qeli. Meqenëse Donatella ka bërë gjestin e saj tragjik, unë vazhdoj t’i bëj vetes një mijë pyetje. Ku gabova, në çfarë? Sa herë që një person në burg i merr jetën vetes, kjo do të thotë se i gjithë sistemi ka dështuar. Në rastin e Donatellës, unë isha pjesë e sistemit pasi e kisha ndjekur rastin e saj për gjashtë vjet. Pra, si sistemi, edhe unë kam dështuar.

Çfarë mund të kisha bërë më shumë për këtë vajzë?

Ndoshta herën e fundit që shkova për ta vizituar në burg, qershorin e kaluar, mund t’i kisha thënë edhe disa fjalë?

Përse, pavarësisht se e njihja që kur ishte 21 vjeç, nuk e kuptova që dhimbja ishte bërë kaq e thellë për të? Marsin e kaluar vajza u transferua në një komunitet. Isha siguruar që ajo të dilte nga burgu sepse qelia nuk ishte vendi i duhur për të, fatkeqësisht ajo ishte arratisur dhe më pas ishte kthyer atje. Së shpejti për të do të vendosej një masë alternative, mjafton të bënte pak durim. Fatkeqësisht, brishtësia e saj e pushtoi në vetminë e asaj qelie…”, shkruhet ne letren qe ka lexuar gjyqtari.

g.kosovari

Next Post
“Pse ka frikë Europa nga një Ballkan pro-amerikan…?” Spahiu: I kërkova Berishës e Thaçit të bënin referendum për bashkimin Shqipëri-Kosovë

Paralajmërimi i Spahiut: Sali Berisha do të krijojë një parti të re për zgjedhjet lokale. Nëse SHBA nuk do të ishin superfuqi, atëherë...

Comments 1

  1. Çentrale says:
    4 years ago

    Ky qenka si gjyqtarët shqiptarë.!!??. Ne jemi 1 shekull mbrapa o njerëz

    Reply

Leave a Reply to Çentrale Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In