• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më është cënuar burrëria”/ Dhëndëri i ri kërcënon me Kanun familjen e të dashurës: Mbylluni brenda në shtëpi dhe…!

by Java News
15/05/2022 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një familje nga Puka është kërcënuar nga një i ri që e humbi kontrollin menjëherë mbasi ai është informuar se ishte denoncuar në polici prej tyre. Por i riu që i ka frikësuar nuk është as më pak dhe as më shumë, por ‘dhëndri’, i dashuri i vajzës së familjes denoncuese.

Dhe gjithë molla e sherrit midis tyre është e reja. Megjithatë, ndonëse të lidhur disafish asnjëra nga palët nuk ka lëshuar pe, ndaj të dyja palët kanë përfunduar veç e veç në komisariatin policor të kryeqytetit.

Inatet mes palëve i ka mbajtur shënim komisariati numër 4 që po trajtojnë rastin për të nxjerrë të vërtetën dhe versionin që asnjëra nga palët nuk e thotë me sinqeritet para policëve.

I pari është paraqitur shtetasi G.N bën me dije policia që është vëllai i vajzës. 35-vjeçari nga Puka dhe me banim në Tiranë shkoi në polici për të kërkuar ndihmë, mbasi e motra e tij ishte larguar nga shtëpia. 18-vjeçarja me inicialet T. N nuk dihej ku ishte për disa ditë dhe mbas kërkimeve policore u zbulua se ajo kishte udhëtuar drejt një qyteti tjetër për fundjavë. Policia tha për këtë denoncim: vajza kishte shkuar në qytetin e Lezhës së bashku me të dashurin.

Megjithatë, policia e intervistoi të renë që shpjegoi se ishte larguar me dëshirën e saj dhe nuk e kishte detyruar askush “aq më tepër që nuk kam konflikte me askënd për këtë lidhje”, ka shtuar 18-vjeçarja. Por nuk sqarohet se si pa kaluar shumë ditë nga kthimi i adoleshentes në shtëpi, i dashuri i saj u informua që policia ishte alarmuar për ikjen e saj. “Megjithëse kemi dyshime se për këtë gjë e ka informuar e dashura”, – thotë policia. Me motrën në shtëpi dhe falë ndihmës së policisë që e kërkoi, G.N u paraqit për herë të dytë në polici. Denoncimi i tij kësaj radhe është për të dashurin e saj, një shtetas me inicialet P.K që kur ka mësuar se familja e kërkoi të renë duke angazhuar policinë ai është nevrikosur.

“Kallëzoj faktin se ky person pra P.K, më ka dërguar fjalë mua dhe gjithë familjes. Na ka kërkuar që të mbyllemi brenda në shtëpi sepse sipas ultimatumit që na ka dërguar thotë që e kemi prerë në besë.

Prerje në besë sipas tij është pse e shpallëm motrën në kërkim, mbasi sipas tij atij i është dëmtuar burrëria dhe i është lakuar emri i të dashurës në komisariat”.

Policia tha se ka shkruar denoncimin për dyshimet e kanosjes për jetën dhe i ka dërguar ftesë “dhëndrit” që të paraqitet urgjent në polici./si/m.j

Next Post
FOTO/ Edi Rama fotografohet duke blerë domate në supermarketin, përballë selisë së PD

FOTO/ Edi Rama fotografohet duke blerë domate në supermarketin, përballë selisë së PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pronat, “Flamingot” dhe ekzotizmi i batërdisë

July 15, 2026
Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

July 15, 2026
Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

July 15, 2026
Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

July 15, 2026
I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

July 15, 2026
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

July 15, 2026
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

July 15, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In