Familja Kaçi e cila pak ditë më parë u dhunua nga familja Nikolli, ka marrë sërish kërcënime. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i BW i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, në Hamallaj.
‘Mollë sherri’ mes dy familjeve është bërë një rrugë që kalon në oborrin e banesës së familjes Kaçi, e cila ka marrë dhe mbrojtje nga policia.
Në ngjarjen në fjalë u përfshi ish-gardisti dhe shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolli, i cili dhunoi dhe qëlloi në ajër me armë zjarri ndaj familjes Kaçi, ndërsa ai ndodhet në burg bashkë me të vëllain.
“Dje më erdhi vëllai i tyre dhe më kërcënoi. Dhe pretendojnë se ne i kemi ngacmuar fëmijët, ndërkohë që ata janë 3-4 vjeç.
Ne kërkojmë që policia të vijë të ndërhyjë. Ata kanë rrugën e tyre që të kalojnë dy trajlera.
Duhet ta zgjidhë prokuroria dhe policia, mos të na lënë që të veprojmë ne”, tha Kastriot Kaçi.