• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me Edi Ramën, në Vermosh!

by A R
12/09/2022 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra e Zhvillimit dhe Turizmit në Vermosh është një prej shumë mrekullive të Alpeve që sjellim para jush. Rruga ishte mjaft cilësore, një rrugë moderne që i plotëson të gjitha kushtet, e përveç rrugës janë ngritur dhe shumë ballkone panoramike, objekte atraksioni natyrore dhe në fund si qershia mbi tokë, është kjo qendër e cila do të përpiqet që të promovojë vlerat e zonës së Kelmendit.

Aq fantastike është kjo zonë sa në Vermosh qëlluam edhe me kryeminsitrin Edi Rama i cili kishte ardhur për ta vizituar.

Rudina Xhunga: Rastësi e madhe në Vermosh me Edi Ramën. Në fakt nuk është rastësi për ju. Ju e kishit në plan që të vinit te këto vilat.

Edi Rama: Po sot kishim lënë që të vinim këtu edhe të respektonim dhe nderonim këta katër djem të zonës, që pas një periudhe në emigracion janë kthyer, kanë vendosur të investojnë këtu eksperiencën, vullnetin, edhe kursimet e tyre. Dhe kanë bërë këtë mrekulli që është një shembull, shumë kuptimplotë, i asaj që vjen, i asaj që ne presim dhe për të cilën jemi përpjekur jo pak, në këto vite, lidhur me këtë zonë fantastike këtu, në mes të maleve të Vermoshit.

Rudina Xhunga: E di çfarë thonë? “Kur na nxori kryeministri në Instagram, na vërshuan kërkesat për të ardhur këtu. Në fakt kjo është private,”, thonë: “E kemi për vete!”

Edi Rama: Sigurisht që kjo është private, por siç janë private dhe shumë struktura të tilla edhe në Austri në Zvicër. Në kohën kur familja nuk e shfrytëzon për vete, ajo vihet në dispozicion të turistëve. Patjetër që do të jetë një atraksion shumë i madh këtu dhe patjetër që do të nxisë edhe të tjerët. Jam i bindur që edhe këta vetë do të nxiten të shkojnë më tutje sepse, nuk diskutohet që kërkesat do të jenë të jashtëzakonshme në periudhën, sidomos pas pandemisë.

Rudina Xhunga: Po vini në Vermosh, pas Valbonës. Mua të paktën më duket sikur veriu ka turizëm më të zhvilluar, sesa jugu, ose më të rregulluar.

Edi Rama: Jo nuk e ka më të zhvilluar se jugu, e ka më pak se jugu. Ose sesa bregdeti që të jemi të saktë, sepse faktikisht nga Velipoja deri poshtë në Sarandë, zhvillohet turizmi bregdetar. Por me infrastrukturën që ne kemi ndërtuar, edhe me disa punë të tjera që janë bashkëngjitur një programi që është i ndërtuar për të qenë nxitës dhe për të tërhequr vëmendjen, po ndodh një transformim që tani nuk ndalet më dhe që sigurisht këtë dekadë do ta bëjë turizmin malor, një turizëm shumë, shumë të njohur dhe burim të rëndësishëm të ardhurash për të gjithë këtë zonë që ka vuajtur shumë nga izolimi, ka vuajtur shumë nga braktisja, ka vuajtur shumë nga mungesa e infrastrukturës. Unë isha në Valbonë, atje kemi ndërtuar një qendër të re turistike. Tani do të shkoj të shoh edhe pikën e re këtu, qendrën e re turistike të Vermoshit që është ndërtuar me financimet tona, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Pikërisht për të krijuar qendra graviteti, për të krijuar pika tërheqëse dhe nxitëse. Dhe faktikisht ndryshimi është i dukshëm. Shihet edhe rrugës që ka projekte që po zhvillohen që do të thotë që instinkti i sipërmarrjes ose i atyre që i hedhin kursimet e tyre nga emigracioni nuk gabon dot. Asnjëherë nuk ka gabuar.

Rudina Xhunga: Uroj që turizmi ta shpëtojë këtë vend.

Edi Rama: Ky vend është i shpëtuar Rudina, por sigurisht që turizmi do ta ndihmojë shumë që të kalojë në një nivel tjetër. Këtu nuk bëhet fjalë për të shpëtuar, këtu bëhet fjalë për të kaluar në një nivel tjetër.

/a.r

Next Post
Pse ndodhi tërheqja e trupave ruse/ Britanikët zbulon prapaskenat dhe ç’pritet të ndodhë: Pati një sukses nga sulmuesit ukrainas, Rusia kërkoi…

Pse ndodhi tërheqja e trupave ruse/ Britanikët zbulon prapaskenat dhe ç'pritet të ndodhë: Pati një sukses nga sulmuesit ukrainas, Rusia kërkoi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In