• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më e pasur për shkak se është gruaja e kryeministrit? Linda Rama jep përgjigjen e prerë

by A R
26/12/2024 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga pyetjet që iu drejtua bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Linda Rama në studion e “Opinion” ishte edhe ajo me pasurinë. Përgjigja e saj ishte e prerë kur u pyet nga Blendi Fevziu nëse pasuria e saj është shtuar si pasojë e të qenit bashkëshorte e kreut të qeverisë.

Blendi Fevziu: A është shtuar pasuria juaj si pasojë e të qenit bashkëshortit tuaj, kryeministër? Për shembull një nga lajmet që lexova thoshte që ju keni blerë këtë vit një apartament me një shumë të madhe, në mos gaboj rreth 400 mijë Euro, por mund të mos jem i saktë me shifrën se gjithsesi i referohem shtypit. A është shtuar pasuria juaj si pasojë e të qenit bashkëshortja e kryeministrit?

Linda Rama: Jo.

Ajo tha se është një person që punon dhe sipas të drejtave të saj dhe paguhet.

“Unë nuk mund të shtoj pasuri se jam bashkëshorte e kryeministrit. Pasuria nuk shtohet për këto arsye”, tha ajo.

Më tej ajo shtoi, “Kam punuar këto vite njëlloj siç kam punuar në karrierën time profesionale me ndryshimin që shumë punë që i bëja më parë nuk i kam bërë më, ekspertiza, këshillime, e të tjera si këto, sepse kam gjykuar që këto nuk duhen bërë për shkak të pozicionit tim. Kam hyrë në filtrin tim të seleksionimit. Sigurisht që unë kam punuar dhe Edi ka punuar dhe ne për shkak të punës paguhemi, jemi subjekt të deklarimit të pasurive. Kjo pyetje që ju po bëni çdo gjë është e deklaruar. Çdo njeri është i lirë me të ardhurat e veta ta përcaktojë vetë kush është interesi për të menaxhuar paratë”.

Linda Rama tha se gjëja më e madhe që fiton është djali i saj Zaho dhe Avi, djali i vajzës së saj, Reas. Sa i përket të ardhurave financiare, ajo tha se çifti Rama punon mjaftueshëm sa për të bërë një jetë si e një shtrese të mesme të sigurtë.

“Të ardhurat e mia personalisht nga puna dhe ekspertiza janë ulur ndjeshëm dhe për shkak të këtij filtrimi që bëj për të mos marrë përsipër punë që mua nuk më qëndrojnë nga pikëpamja etike. Sa marr unë në vit janë online deklaratat e pasurisë. Mund t’i dijë gjithkush që është i interesuar se çfarë të ardhurash financiare kemi ne në një vit. Por ne punojmë mjaftueshëm për të bërë një jetë siç mund të bëjë një shtresë e mesme e sigurtë”, tha ajo./

Next Post
Sondazhi për Shkodrën: PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh nëse do të votohej sot

Sondazhi për Shkodrën: PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh nëse do të votohej sot

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    K/hajduti,me gruan e tije,duan te bejne popullin idiot,kta kane avionin carter.E perdorin sa here kane deshire,e punet e tyre,njekosishte edhe per te fushaten elektorale.Kjo eshte trasparenca e tyre,me carterin,ne dispozicionin e tyre familjare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In