• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Me dy reaktorë bërthamorë, ankorohet në Kroaci aeroplanmbajtësja më moderne e SHBA

by A R
27/06/2023 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aeroplanmbajtësja më e re dhe më moderne e marinës amerikane, Gerald R. Ford, është duke e vizituar Kroacinë me një ekip prej 4.600 marinarëve. Ajo është ankoruar përpara portit të Splitit dhe është anija e tretë e marinës amerikane që e ka vizituar Splitin në 18 muajt e fundit.

“Prezenca jonë këtu tregon vendosmërinë dhe përkushtimin tonë për të përparuar drejt paqes dhe stabilitetit në rajon. E mirëpresim këtë mundësi që ekipet tona të shijojnë shtetin e bukur dhe ta përjetojnë kulturën kroate, por edhe të ndërtojnë marrëdhënie të fuqishme në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kroacisë, bazuar në vlerat e përbashkëta”, ka thënë admirali Erik J. Eslich, komandanti i grupit luftarak të aeroplanmbajtëses.

Gjenerata më e re e kësaj pajisjeje i ka dy reaktorë bërthamorë dhe katër boshte. Ajo është 332 metra e gjatë, 40 metra e gjerë, ndërsa pjesa e pistës është 78 metra e gjerë. Ajo mund të lundrojë 20 vjet pa karburant dhe ndërtimi i saj kushton 12.8 miliardë dollarë.

Ajo e ka marrë emrin sipas presidentit të 38-të të Shteteve të Bashkuara, Gerald R. Ford, i cili ka shërbyer në periudhën 1974 – 1977. Anija është nisur nga Norfollku i Shteteve të Bashkuara në maj, dhe fillimisht ka arritur në ujërat e Norvegjisë, për të arritur më vonë në Mesdhe.

Nuk dihet sa gjatë do të qëndrojë anija në ujërat e Kroacisë, por aty pritet të kryejnë vizita zyrtarë të ushtrisë kroate dhe zyrtarë tjerë civilë. Përveç anijeve amerikane, portet kroate janë vizituar së fundi edhe nga anije të shteteve tjera partnere të NAT0-s, përfshirë ato të Britanisë, Francës dhe Spanjës.

/a.r

Next Post
Flet rivali i Bashës në garën për kryetar: Ai duhet të vinte me ide të qarta si ta ndante PD nga Berisha

Flet rivali i Bashës në garën për kryetar: Ai duhet të vinte me ide të qarta si ta ndante PD nga Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com