• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Më duheshin para”, ish-ambasadori italian në pranga për skemën milionëshe të vizave Schengen

by A R
08/05/2026 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ish-ambasador italian është arrestuar nga autoritetet në Itali, pasi dyshohet se kishte ngritur një skemë të paligjshme për lëshimin e vizave Schengen ndaj qytetarëve rusë kundrejt pagesave që arrinin deri në 16 mijë euro për person.

Fjala është për Piergabriele Papadia de Bottini di Sant’Agnese, ish-ambasador i Italisë në Tashkent të Uzbekistanit i cili e mori drejtimin e kësaj ambasade më 2 dhjetor të vitit 2024. E gjithashtu, atëhere ai mori edhe “menaxhimin e zyrës së vizave”, siç tregoi për hetuesit e Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare të Guardia di Finanza në Romë, Michel, përgjegjësi i zyrës së vizave para ardhjes së ambasadorit.

“Rreth mesit të muajit ai urdhëroi futjen në zyrë të Tatiana Tarakanova”, një gruaje ruse 53-vjeçare me shtetësi italiane dhe rezidente në Bullgari, e cila kishte bashkëpunuar më parë me Papadian gjatë viteve të tij në konsullatën italiane në Moskë.

Arrestimi

Tashmë të dy janë nën hetim nga prokuroria e Romës për favorizim të emigracionit të paligjshëm dhe korrupsion në kundërshtim me detyrën zyrtare. Dje, efektivët e Guardia di Finanza zbatuan masat e sigurisë të lëshuara nga gjykatësja e Romës, Annalisa Marzano. Papadia u arrestua në Romë dhe u dërgua në burg në pritje të përfundimit të hetimeve. Ai ishte shkarkuar nga detyra që në dhjetor 2025.

Si funksiononte sistemi i vizave

Sipas hetuesve, Papadia me ndihmën e bashkëpunëtores së tij, kishte ngritur një sistem për lëshimin e vizave turistike afatgjata (nga një deri në tre vjet) për qytetarët rusë, edhe kur ata nuk plotësonin kriteret e kërkuara nga rregullat e hyrjes në zonën Schengen.

Gjithçka bëhej kundrejt pagesave shumë të larta, nga 4 mijë deri në 16 mijë euro për person. Ndërkohë që tarifat zyrtare për aplikimet variojnë nga 45 deri në 60 euro. Përveç kësaj, Papadia dhe asistentja e tij kishin krijuar edhe një “tarifë VIP”.

Agjencitë partnere

Sistemi ishte i mirë-organizuar. Ai përfshinte tre agjenci turistike me bazë në Moskë: Happy Travel, Visa4you dhe Park Lane, të gjitha në të njëjtën adresë. Përmes këtyre agjencive, të paktën 95 qytetarë rusë hynë në Itali pa plotësuar kushtet e nevojshme për vizë, si p.sh. mungesa e rezidencës në zonën konsullore (në këtë rast Uzbekistani), dokumente të firmosura ndryshe nga firma në pasaportë ose pa u paraqitur fizikisht në konsullatë.

Sipas hetimeve, disa kërkesa dërgoheshin edhe përmes Telegram-it dhe quheshin “jashtë liste”.

Fillimi i hetimit

Hetimi nisi pas një inspektimi të Inspektoratit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme italiane më 23 korrik 2025.

“Praktikat e vizave të kontrolluara gjatë inspektimit tregonin shkelje të dukshme që lidhen drejtpërdrejt me kreun e misionit Papadia, i cili vendoste shënimin ‘ok’ dhe inicialet e tij mbi dokumente”, shkruajnë hetuesit.

Nga 92 praktika të kontrolluara, në 81 raste mungonte emri i qytetarëve rusë në regjistrin e hyrjeve të ambasadës, çka nënkupton se ata nuk ishin paraqitur kurrë personalisht.

Për këtë shërbenin agjencitë. Njëra prej tyre, Visa Concord Travel, “e njohur nga Papadia që prej vitit 2014”, sipas hetuesve, kishte transferuar mes janarit dhe qershorit 2025 rreth 23 mijë e 600 euro në një llogari bankare bullgare të Tarakanova-s, të justifikuara fiktivisht si “hua me interes”.

Fjalët e ambasadorit

Inspektimi ministror ishte fillimi i fundit për këtë skemë. Hetuesit rindërtuan të gjithë mekanizmin, përfshirë vendet ku kishin qëndruar në Itali 95 përfituesit e parë të vizave të lëshuara në kundërshtim me rregullat.

Gjatë një takimi me inspektorët, Papadia “belbëzonte dhe nuk arrinte të fliste”, tregoi Michel. “Edhe Esposto (zëvendësi i emëruar nga Papadia) ishte shumë i shqetësuar dhe më tha se Papadia kishte bërë gjithçka për përfitime financiare.”

Pikërisht zëvendësi Marco Esposto, duke regjistruar një bisedë me shefin e tij gjatë inspektimit, do ta fuste Papadian në telashe. Esposto, i emëruar “pa asnjë kompetencë”, pasi kuptoi mënyrën e lirshme të lëshimit të vizave, kishte frikë nga pasojat disiplinore dhe e pyeti shefin: “Më thuaj pse e bëre? E bëre për para? Sepse nëse kjo është arsyeja, atëherë ti do të paguash shkollën e fëmijëve të mi deri në dhjetor.”

Papadia iu përgjigj: “Më duheshin.”

Për hetuesit, kjo përgjigje përbën një pranim fajësie që i shtohet provave të tjera të mbledhura. Papadia u mbrojt duke thënë: “Regjistrimi duhet parë në kontekst. Ndodhi gjatë inspektimit, ndërsa në dhomën ngjitur ndodheshin inspektorët. Isha në gjendje të fortë shqetësimi dhe dobësie. U përpoqa ta qetësoja.”

Masa e arrestit u vendos edhe për shkak të rrezikut të arratisjes, pasi i dyshuari ishte interesuar për mundësinë e marrjes së një vize për në Rusi.

Tani prokurorët dhe Guardia di Finanza po vazhdojnë hetimet mbi rreth 400 praktika vizash dhe mbi pasurinë e Papadias, e vlerësuar rreth 3 milionë euro, për të cilën ai pretendon se vjen nga një trashëgimi.

Shkrim nga La Repubblica

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 9 Maj 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shtazët duhen mbyllur urgjentisht në kafaz

August 18, 2026
Tabaku ngre alarmin për bizneset shqiptare: Shqipëria po hyn në tregun europian e papërgatitur, rrezikohen sipërmarrjet

Tabaku ngre alarmin për bizneset shqiptare: Shqipëria po hyn në tregun europian e papërgatitur, rrezikohen sipërmarrjet

August 18, 2026
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet 43-vjeçari, akuzohet për kultivim droge dhe vjedhje energjie

Gjirokastër/ I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet 43-vjeçari, akuzohet për kultivim droge dhe vjedhje energjie

August 18, 2026
Momente paniku! Merr flakë autobusi me turistë pranë kalasë në Berat (VIDEO)

Momente paniku! Merr flakë autobusi me turistë pranë kalasë në Berat (VIDEO)

August 18, 2026
Kriza në Kosovë/ Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Pa marrëveshje për presidentin, rrezikohen zgjedhjet e parakohshme

Kriza në Kosovë/ Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Pa marrëveshje për presidentin, rrezikohen zgjedhjet e parakohshme

August 18, 2026
Tronditje në FIFA! Infantino shkarkon drejtorin e lartë që e akuzoi se “mashtroi” për shitjen e 20% të Botërorit

Tronditje në FIFA! Infantino shkarkon drejtorin e lartë që e akuzoi se “mashtroi” për shitjen e 20% të Botërorit

August 18, 2026
VIDEO/ Makina përplas monopatinën elektrike në Vlorë, plagoset rëndë drejtuesi

VIDEO/ Makina përplas monopatinën elektrike në Vlorë, plagoset rëndë drejtuesi

August 18, 2026
Zelensky paralajmëron Rusinë pas sulmit me 10 viktima në Kharkiv: Ukraina do të përgjigjet!

Zelensky paralajmëron Rusinë pas sulmit me 10 viktima në Kharkiv: Ukraina do të përgjigjet!

August 18, 2026
Tronditet Ksamili! 20-vjeçari francez gjendet i vrarë me thikë në shezlongët e një lokali, në kërkim autori nga Hasi

Vrasja e francezit në Ksamil/ Momenti i arrestimit të Sokrat Vatës, 29-vjeçari u kap i fshehur në bagazhin e makinës (VIDEO)

August 18, 2026
Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil trondit pushuesit: Jemi me fëmijët, si t’u themi se është vrarë dikush (VIDEO)

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil trondit pushuesit: Jemi me fëmijët, si t’u themi se është vrarë dikush (VIDEO)

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com