• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më duhen 200 mijë patjetër”, mesazhi i Metës! Si u u kërcënua juristi i OSHEE, Kastriot Ismailaj

by Java News
19/04/2023 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë mandatit bashkëqeverisës me Edi Ramën, emri i Ilir Metës u rishfaq në një tjetër histori korruptive ku dyshohej se ishte implikuar, çështja CEZ-DIA. Për këtë aferë, sot vuan dënimin prapa hekurave Kastriot Ismailaj, njohje e afërt e Ilir Metës.

Në 1 Shtator të vitit 2010, kompania e drejtuar nga Ismailaj “DIA”, lidh kontratë me çekët e CEZ për mbledhjen e borxheve të prapambetura të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Në dëshminë e dhënë nga ish-drejtori i bordit të CEZ, Josef Hejsek, Ilir Meta kishte rekomanduar Kastriot Ismailajn si njeriun e tij të besuar që duhej t’i jepej kontrata.

“Referuar të gjitha investigimeve të mia por edhe dëshmisë së ish drejtuesit të CEZ Jozef Hesek, Ilir Meta ka qenë pikërisht njeriu që e ka propozuar Kastriot Ismailin, njeriun e qeverisë shqiptare, të afërt, konfident me të dhe me ish KM Berisha, në qarqet ekonomike dhe politike të vendit, dhe njeriun e duhur për tu marrë me mbeldhjen e debive të vjetra të trashëguara që nga koha kur nuk ishte ndarë akoma KESH nga OSSH dhe KESH dhe që kapnin shumën 460 milionë dollarëve”- tha juristi Romeo Karaj.

Gjykata e Tiranës në vitin 2017 dënoi Kastriot Ismailajn me 11 vite burg për skemë mashtruese. Në vendim urdhërohej që shumat financiare prej afro 5 milionë euro të sekuestruara në llogaritë bankare të Ismailajt, të konfiskohen. Qeveria e drejtuar nga Sali Berisha, para se të dilte në opozitë përzuri çekët e CEZ dhe çështja shkoi në Arbitrazh. Atje, u arrit një marrëveshje me qeverinë e re të Edi Ramës që pagoi një faturë prej 95 milionë euro. Fatura ishte lëvizje për të shmangur një humbje disa qindra milionë euro siç u argumentua në atë kohë. Gjatë procesit të Abritrazhit në Vjenë dilnin në dritë dëshmi që implikonin Ilir Metën, dëshmi që rrodhën në mediat austriake.

“Kjo duket qartë në dëshminë e Jozef Hesekut, dhënë avokatëve tanë në procesin e Arbitrazhit të Vienës, dhe në pikën 8 të tij ai e thotë që ish-ambasadori Tepshi i cili ishte një njeri i afërt gjithashtu me Metën, një person i cili është marrë gjatë me procesin e privatizimit, që në kohën që ka qenë ambassador, dhe me procese të tjera ekonomike, dhe të investimit të CEZ në Shqipëri, e ka prezantuar dhe më përpara dhe personalisht Ismailin si njeriun e afërt të Ilir Metës dhe Berishës”– u shpreh juristi i OSHEE, Romeo Karaj.

Një video e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt, Vojsava, e publikuar në vitin 2017 por që ishte xhiruar në vitin 2016 nga gazetari Fatos Mahmutaj, fliste për përfshirjen e rangjeve të larta të politikës. Ajo përmend me emër Ilir Metën.

Avokatët e të dy palëve kishin filluar të paraqisnin gjithmonë e më shumë detaje, pranë Gjykatë së Arbitrazhit dhe patjetër që kjo duhej ndaluar pasi përfshiheshin emra të pushtetshëm. Mund të përmend Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta si të interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që zhurma rreth të ashtëquajtur afera e CEZ duhej të shuhej. Kjo e lidhur me aktivitetin e tij si Ministër i Jashtëm dhe Ekonomisë.

“Është një video që provon kryekëput lidhjen e Ismailajt me Metën, si mik shtëpie, biznesi, presionet që Meta i ka bërë Ismailajt që tu kërkojë para cekëve në lidhje me vendimin e ERE nr 97/ 7 dhjetor 2010, ku u ul cmimi i shitjes së energjisë nga 2, 03 lekë në 1,4 lekë për këh, duke i sjellë një dëm sipas përllogaritjes sime, me rezerva, min 30 mln euro në vit. Meta ka kërkuar min 10 mln euro për këtë ndërhyrje që ai ka bërë në dëm të shtetit”- u shpreh juristi OSHEE, Romeo Karaj.

Vojsava Ismailaj u largua nga Shqipëria aso kohe. Ajo ka shprehur frikë dhe pasiguri ndaj u largua nga vendi. Bashkëshorti i saj Kastriot Ismailaj është sot në burg duke vuajtur dënimin.

“Në dijeninë time dhe ai ka qenë në presion, e kam thënë si me të qeshur por unë jam i sigurtë që nga frika e helmimit ai është ushqyer për shumë kohë vetëm me vezë të ziera”, tha juristi Romeo Karaj.

Çështja CEZ-DIA tronditi fort edhe njëherë Ilir Metën, njëjtë si video-përgjimi me Dritan Priftin. Të dhënat që dilnin në publik aso kohe nga procesi në Vjenë ftohën marrëdhëniet mes tij dhe Edi Ramës. Meta nisi të humbasë qetësinë duke bërë kërcënime, që fshinin dyshimet se aleati po e fuste në kurth për çështjen korruptive CEZ-DIA. Në fakt, pas një takimi mes tyre, akujt u shkrinë. Duket se kryeministri i provoi se nuk kishte asnjë dijeni për ato që publikoheshin.

Next Post
Arrestohet Luis Konomi që kërcënoi biznesmenin për t’u tërhequr nga tenderi, ishte bashkë me Ramazan Rrajën

Arrestohet Luis Konomi që kërcënoi biznesmenin për t’u tërhequr nga tenderi, ishte bashkë me Ramazan Rrajën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvarritja e ‘21 janarit’ dhe dëshpërimi i familjarëve të Aleks Nikës!

SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës: E mbajtën 1 vit e gjysmë në sirtar!

June 2, 2026
“Al Jazeera” pretendon se protesta para Kryeministrisë nisi pas komenteve të Ivanka Trump se Sazani është ishull privat

“Al Jazeera” pretendon se protesta para Kryeministrisë nisi pas komenteve të Ivanka Trump se Sazani është ishull privat

June 2, 2026
Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

June 2, 2026
Funeral 3-ditor për Ali Khamenein në Teheran, pritet që në ceremoni të marrin pjesë miliona iranianë

Funeral 3-ditor për Ali Khamenein në Teheran, pritet që në ceremoni të marrin pjesë miliona iranianë

June 2, 2026
Parti nga protesta për Zvërnecin? Shehi: Të hapet një shteg i ri me fytyra të reja! PD nuk po i përgjigjet detyrës

Parti nga protesta për Zvërnecin? Shehi: Të hapet një shteg i ri me fytyra të reja! PD nuk po i përgjigjet detyrës

June 2, 2026
“Zotohemi që do respektojmë proceset publike”, kompania investuese reagon pas protestave për Zvërnecin

“Zotohemi që do respektojmë proceset publike”, kompania investuese reagon pas protestave për Zvërnecin

June 2, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

June 2, 2026
“Qeveria s’do lejojë dëmtimin e biodiversitetit”, Sejdarasi: Ivanka Trump e mbron Zvërnecin më shumë se vet protestuesit

“Qeveria s’do lejojë dëmtimin e biodiversitetit”, Sejdarasi: Ivanka Trump e mbron Zvërnecin më shumë se vet protestuesit

June 2, 2026
Dashamir Shehi: Protesta, pakënaqësi ndaj qeverisë, jo thjesht kundërshti ndaj projektit në Zvërenc

Dashamir Shehi: Protesta, pakënaqësi ndaj qeverisë, jo thjesht kundërshti ndaj projektit në Zvërenc

June 2, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In