• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Më doli me dy gjuajtës me kallashnikovë’, Nuredin Dumani tregon si ra në pritën e Talo Çelës

by Java News
02/10/2022 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuredin Dumani, një nga tre bashkëpunëtorët e SPAK, ka treguar momentin më të diskutueshëm të operacionit “Plumbi i Artë”.

Bëhet fjalë për mometin kur ai është plagosur në zonën e Papërit në Elbasan. 29 mars 2022. Dumani thotë se i vetmi njeri që ka identifikuar në këtë ngjarje është pikërisht, Talo Çela.

Sipas tij, Talo Çela ka organizuar pritën në Papër pasi ka arritur ta shikojë fytyrën e Talos teksa ndodhej në timonin e një benzi me targa greke, nga është qëlluar me dy armë automatike.

Por megjithëse. Dumani i ka treguar prokurorëve se është qëlluar pikërisht nga Talo Çela, për këtë ngjarje SPAK nuk ka ngritur asnjë akuzë për Çelën.

Dumani tregon se goditja e tij, është kryer vetëm pak minuta pasi ishte rrethuar nga tre makina, ku tek njëra prej tyre ka dorëzuar një automatik tip “Kallashnikov”.

“… Teksa qëndroja në rrugën kur ikën në Cërrik, më janë afruar tre makina të tipit “Audi”, “Benz CLS” dhe një “BMW”.

Nga makina “BMW”,ka zbritur një person dhe më është afruar drejt vendit, ku unë po qëndroja i parkuar.

Këtij personi i kam dhënë një automatik kallashnikov, të cilin ja kisha sjellë si suvenir.

Të treja makinat më shikonin mua dhe aty kam ndjerë një parandjenjë të keqe.

Unë fillova të lëviz me mjet, duke hyrë tek kryqëzimi i Papërit, në rrugën e që të çon në Cërrik. Pasi pashë që të treja makinat ikën në drejtim të Cërrikut, lëviza direkt dhe unë. Por papritur më zuri rrugën një Benz me targa greke i vjetër “C Class” pa xhama të zinj…”.

Dumani, ka treguar se pikërisht ky automjet i ka dalë përpara duke e bllokuar për gati 5 minuta.

“…Nuk jam afruar fare në drejtim të Benzit, pasi e kuptova që nuk ishte mirë puna. Personat që ishin në makinë më bënë dhe foto me telefon dhe ikën. Sapo fillova të lëviz, për të ikur tek kthesa e Papërit dhe të largohesha në Fier, më ka dalë para një kamion dhe unë duhet të qëndroja STOP. Unë po shikoja gjithmonë djathtas, pasi doja të shikoja nësë kishte makina të tjera aty në parkim si dhe nëse ishin makinat e tjera që po më vezhgonin. Por e humba vëmendjen nga krahu i majtë. Në sekondë dëgjova xhamat dhe breshëri automatiku. Kam kthyer kokën instiktivisht. Pashë që ndaluan krismat. Kur ktheva kokën, pashë një makinë ngjyrë vishnjë “E Class”, nuk e pashë targën dhe pas shoferit ishin 2 gjuajtës që kishin kallashnikov në dorë, të cilët nuk kishin zbritur por kishin dritare të hapur. Nuk i identifikova dot ata që kishin kallashnikovin, se kishin maskë. Por identifikova shumë mirë shoferin, ishte fiks ai që po kërkoja unë, Talo Çela. Duke e njohur strukturën e tij dhe mënyrën se si rrinte, jam i bindur që ishte ai.

Pastaj filluan breshëri, jam shtyrë nga krahu i djathtë dhe barkas kam prerë timonin për Peqin. Jam përplas 2 herë, ato prap me vinin mbrapa në mënyrë të ç’rregullt. Makinës, ju çan gomat dhe i ikte drejtimi sa majtas dhe djathtas. Nga vendi i ngjarjes deri ku kam qëndruar është një distancë 150 deri në 200 metra. Kapa kallashnikovin dhe zbrita, pasi e mbusha jam pozicionuar për të gjuajtur me armë gjuajtësit. Ata e panë këtë gjë, por nuk u afruan dhe unë s’kam qëlluar…”-ka rrëfyer Dumani.

Mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit prej vitesh ka një luftë të hapur, ku secili prej tyre kërkon eleminimin fizik të njëri-tjetrit.

Në muajin Mars 2022, Dumani kishte udhëtuar nga Kosova në Shqipëri, pikërisht për të ekzekutuar Talo Çelën dhe Elton Kilën në Elbasan. Plani i tij për të bërë një rrugë e dy punë, nuk ka funksionuar sipas parashikimeve të shumëkërkuarit. Pasi në dijeni të lëvizjeve të Dumanit, ishte vënë dhe Talo Çela.

“Ora News” mëson përmes dokumenteve zyrtare sesi Talo dhe Nuredin Dumani, ndiqnin lëvizjet e njëri-tjetrit, me shpresën e goditjes me armë.

Përmes informacioneve të siguruara në policinë e Elbasanit, Dumani kishte mundur ti afrohej bazës së Talo Çelës. Por teksa ai është afruar të vëzhgonte shtëpinë ku fshihej Çela, aty ka ndjerë një zhurmë të ngjashme me shulin e automatikut dhe është larguar. Ndërsa vetëm pak ditë pas vizitës së Dumanit, në bazën ku fshihej Talo Çela në Fushë-Mbret, Dumani është sulmuar me armë pikërisht nga njerëzit e Talo Çelës. /Ora News

Next Post
Putini hakmerret pas deklaratës së fortë të Giorgia Melonit

Putini hakmerret pas deklaratës së fortë të Giorgia Melonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In