• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më dërgoi mesazh mafioz, kërkon të më vrasë me duart e të tjerëve!”/ Artan Hoxha: Berisha i ka duart me gjak, ka tentuar disa herë…!

by Java News
27/11/2023 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha i është përgjigjur ashpër Sali Berishës, pas sulmit të këtij të fundit nga selia e Partisë Demokratike, ku e quajti gazetarin e njohur “anëtar të bandës së Bajrave”.

Sulmi i Berishës erdhi pasi Hoxha tha se ish kryeministri i druhet një goditje nga SPAK të njerëzve shumë pranë tij dhe foli për një kullë dhjetëra milionë euro e cila lidhet edhe me këta persona.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”  Hoxha tha se Berisha po e sulmon me stil tipik mafioz, duke kërkuar ta “vrasë me duart e të tjerëve”.

Gazetari tha se kjo nuk është hera e parë që sulmohet nga ish kryeministri, ndërkoi që renditi një sërë ngjarjesh të rënda për të cilat bën përgjegjës Berishën dhe thotë se “i ka duart me gjak”.

Po kështu Hoxha deklaroi se nuk ka patur mbrojtje nga asnjë shoqatë e gazetarëve, pavarësisht sulmit brutal nga Berisha dhe as nga kryeministri, që mbrojti një botues, por nuk tha asgjë për sulmin ndaj tij.

“Çfarë kam patur ia kam thënë në sy Sali Berishës. Ia kam thënë në një debat live, që shqyr zotit e rrejti mendja dhe doli përballë me. Të flasë për krime Berisha që i ka duart të lyera me gjak… Ai ka bërë një varrezë private, duke filluar nga Remzie Hoxha. Isha me djalin e Remziut dhe nuk  i kthejnë as kufomën. Ai djali është rritur jetim dhe fëmijës së parë që i ka lindur i ka vënë emrin Remzi. Remzi Hoxha u rrëmbye dhe u zhduk nga shërbimi sekret i Sali Berishës dhe akoma nuk i ka kthyer kufomën. Kemi si detyrim si shtet për t’ia kthyer të paktën nipit të Remzi Hoxhës. Remzi Hoxha është dëshmor, emrin e të cilit e mbajnë rrugë në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Dhe shumë shpejt do të mbajë një rrugë edhe në kryeqytet, në Tiranë.

Më bëhet qejfi që ka reguar, do të thotë që nuk flasim kot. Jo vetëm na paska ndjekur por i paska djegur. Reagimi i Berishës ndaj meje, sepse ai përmendi edhe persona të tjerë. Një botues tjetër e mbrojti kryeministri. Nuk di ndonjë shoqatë gazetarësh, mua nuk më ka mbrojtur njeri. Unë jam i ri mund ta mbaj burgun, ai se mban dot. Ai ka vajtur si Pinoçeti, nuk të çon njeri në burg 80 vjeç, por i kanë marrë pasaportën.

Ai solli mesazh të koduar, është akt burracakërie dhe nuk është hera e parë.

Ai tha “është hjeksi i një djali”, përmendi një djalë, një rast që unë e kam denoncuar dhe PD ka deklarata zyrtare për denoncimin tim. Është kanabizimi i Shqipërisë në 2015. Çfarë ndodhi, katër muaj më mbrapa ky personi u ekzkutua, në 19 dhjetor, Jani Kollcinaku, është rrëmbyer, është torturuar dhe goditur me dy plumba pas koke. Tani këtë rast Sali Berisha, çfarë ka bërë? Këtë ngjarje, pasi ka bërë debat me mua, e ka kthyer dhe ka thënë që këtë person e ka dekonspiruar Artan Hoxha, ndërkohë unë me familjen e tij kemi bërë të gjithë përpjekjet për të zbuluar kush e vrau.

Berisha nuk ka as kurajon të të vrasë me ato grupet komando, por do të të vrasë me dorën e të tjerëve. Nuk është hera e parë që ma ka bërë. Akti më burracak është kjo, që do të të vrasë me duart e të tjerëve.

Pse i dogji ajo që thashë unë? Ne e kemi patur Bardh Spahinë në studio dhe unë i kam thënë që bandat në Shkodër po ndikojnë. Dhe doli siç i thamë ne, që krimi i organizuar është i përfshirë dhe është me mazhorancën.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Bajrët janë të filmuar dhe dokumentuar, mjetet e blinduara të Behar Bajrit, kanë qenë në fushatë me flamujt e Partisë Demokratike. Kjo nuk do të thotë që PD është anëtar i Bajrave. Pse e bën Berishë këtë? Denoncon vetëm njërën palë, jo tjetrën. Gjuha që përdor Berisha, është gjuha e bandës rivale të Bajrave.

Unë nuk kam qenë pjesëtar i ndonjë bande, por një gjë e kam arritur, faktin që ish kryeministri dhe sh Presidenti i vendit, kam kërkuar të vihet në dispozicion të drejtësisë. Kam dhënë fakte boll, nuk po them 21 Janari dhe Gërdeci…. Ka vrarë njerëzit në Bulevard dhe ka mbrojtur edhe vrasësit.

Pse ai përdor këtë me Bajrët dhe rivalët e Bajrave? Kërkon, nëse nuk çon ujë në mullirin e Berishës, të heq qafe me duart e të tjerëve.

Nëse ai del sot dhe thotë nuk e njoh Erzen Brecanin? Erzen Brecani ka rrezikuar jetën e vet dhe të familjes, për të mbrojtur Berishën.

Unë e njoh Breçanin, e kam mik dhe është në çështje gjyqësore që do ta vendosë drejtësia. Është oficer i RENEA që ka marrë pjesë në numrin më të madh të operacioneve me shkëmbim zjarri.

Çfarë bën Berisha në këtë moment? Pse i dhëmbi pjesa e kullës? Kur nuk është i përfshirë, le ta lërë kullën. Një njeri që deri dje konsiderohej i paprekshëm, sot është në dispozicion të drejtësisë. Kur i shkon letra, fshihet ai.

Unë sot do të luftoj që të drejtat e qytetarit Sali Berisha ti garantohen sipas Kushtetutës. Sali Berisha si shtetar, është gjë tjetër. Të respektohet Kushtetuta dhe ti garantohet liria dhe e drejta si çdo qytetar.

Mendoj se porblemi më i madh që ka Shqipëria nuk është Berisha, por mazhoranca. Jam marrë me Berishën kur ishte mbret dhe jo sot. Në vend të merremi me skandalet, ne merremi me gjëra të kaluara.

Zoti Berisha e bëri deklaratën të transmetuar live në të gjithë mediat kombëtare. Unë nuk kam aksesin e tij, mbrojtjen e tij, asnjë shoqatë nuk më mbrojti, as kryeministri nuk më mbrojti siç bëri me dikë tjetër.

Ai nuk ka tentuar një herë të më vrasë mua por disa herë, tani tenton me duart e të tjerëve. Atë gjuhë që përdor ai, që flet nga selia…”, tha ndër të tjera Hoxha./m.j

Next Post
Debati/ Duhen ndaluar simbolet e komunizmit? Xhufi: Të dënojmë pra gjyshin tim 120 vjeç. Kapri: Është njësoj si fashizmi dhe nazizmi!

Debati/ Duhen ndaluar simbolet e komunizmit? Xhufi: Të dënojmë pra gjyshin tim 120 vjeç. Kapri: Është njësoj si fashizmi dhe nazizmi!

Comments 1

  1. Anonymous says:
    3 years ago

    Te lumte Z Hoxha meriton respekt,per gjerat qe thua troc pa te bere syri cep,para nji ndytsire sic eshte monstra e vicidolit.monstra eshte i bese,snjefe asnji norme njerzore,ai ishte si stalini,te thire te jepe me henger e te vret pase shpine.Eshte burracak,e frikacak,monstra ishte trim kure kriminelte e tije te vrisnin pa besisht,Paguheshin me parate e taksave te shqiptarve nga monstra e vicidolit.monstra i ka duart e gjithe trupin te lare me gjakun e shqiptarve te pa fajshem,eshte KRIMINEL.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com