• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më dëgjo vëlla, tani më mori polici”, përgjimet për dosjen Habilaj

by Java News
07/01/2019 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dosjen hetimore të cështjes Habilajt, Prokuroria për Krime të Rënda ka zbardhur disa biseda mes të pandehurve.  Në një përgjim që mban datën 6 maj 2015, të pandehurit flasin në peshkarexhën “Fatima”, në pronësi të Rosario Gulianos dhe Giuseppe Gracos.  Në dosje thuhet se peshkarexha ka ndaluar në Porto Romano dhe në të ndodhen Rosario Gulianos, Giuseppe Gracos dhe Moisi Habilaj si edhe disa burra të tjerë shqiptarë.

M.Habilaj: Saro

R.Guliano: Cfarë

M.Habilaj: Më dëgjo mirë vëlla

R.Guliano: Më thuaj

M.Habilaj: Tani që do ikësh duhet të largohesh dy milje nga këtu … nga toka … dhe pastaj duhet të ikësh dy milje nga toka … vazhdo vetëm drejt … sapo të mbarojnë dritat tona, se tani më mori në telefon polici që më sqaroi … që mos t’u afrohesh ujrave greke.

R.Guliano: Atëherë unë … më ndiq.. unë po dal që këtej..

M.Habilaj: merr djathtas

R.Guliano: të shkoj kështu

M.Habilaj: Po

Thuhet në një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se : Nga hetimet rezultoi se për realizimin e trafikimit të lëndës narkotike, nga Shqipëria në drejtim të Italisë, kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nezar Seiti, Maridian Sulaj, Armando Sulaj, Sabaudin Celaj, Fatmir Minaj, Trigens Mezuraj, dhe disa persona të tjerë të cilët cilët kanë vepruar në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë bërë trafikimin e saj nga Shqipëria në Itali.

Për ushtrimin e aktivitetit kriminal të tyre, në fillim të kultivimit të bimëve narkotike,  dhe më pas trafikimin e saj, i pandehuri Moisi Habilaj dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal, janë mbështetur, nga punonjës policie dhe zyrtarë të lartë të policisë së shtetit ku dyshohet edhe ish Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri, të cilët kanë ndikuar me mbështetje në moszbulimin e tyre gjatë kohës që ato kanë ushtruar aktivitetin kriminal të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Italisë.

/a.rada

Next Post
Pas Greqisë, edhe Italia nis kërkimet për naftë në Jon

Pas Greqisë, edhe Italia nis kërkimet për naftë në Jon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In