• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Me bisturi desha të pres…”/ Rrëfimi i dëshpëruar i emigrantit të paligjshëm në Shqipëri: Kam ecur në këmbë ditë e natë

by
16/01/2022 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky është rrëfimi i një emigranti të paligjshëm të kapur në Shqipëri, në tentativë për ta përdorur vendin tonë si urë kalimi drejt BE. Është i moshës 20 vjeç dhe quhet Rida A.

I riu tregon se hyri në Shqipëri nga Greqia në dosjen që Gazeta Si disponon. Mbasi iu është përgjigjur oficerëve dhe ka këmbëngulur se nuk është pjesë e një trafiku klandestinësh dhe se ka udhëtuar i vetëm, i riu nga Palestina ka kërkuar strehë, ushqime dhe veshje.

“Jam refugjat nga Palestina dhe për një jetesë më të mirë u nisa drejt Perëndimit. Kur hyra nga Greqia vetëm kam ecur. Doja të shkoja në Durrës që të gjej ndonjë kamion në port dhe prej andej të iki jashtë, në Itali apo në ndonjë shtet tjetër”.

Policia e pyet se si mbërriti deri në Tiranë?

Rida: Po ju përsëris kam ardhur në këmbë. Jam shumë i lodhur. Kam ecur në këmbë me ditë të tëra dhe plani im ishte porti i Durrësit. Kam dëgjuar që mund të hysh në kamionë e të shkosh në Europë.

 

 

Policia i thotë Gazetës Si se me gjithë temperaturat e ulëta, qytetarët nga Lindja vijojnë të udhëtojnë me qindra kilometra përmes zonës jugore në kufi me Greqinë.

Mbas kontrollit në çantën e Rida A. agjentët shkruajnë se i gjetën një bisturi.

Për çfarë të duhet bisturia në çantë – pyet më tej policia djalin nga Palestina.

Rida A. – E kam marrë për arsye personale që kur të mbërrija në Durrës me këtë bisturi do prisja mushamanë e kamionit dhe do hyja në të. Nuk kam kryer asnjë shkelje këtu në Shqipëri, jam vetëm kalimtar dhe nuk e kuptoj arsyen përse më sollën në polici kur më gjetën në rrugë.

Policia tregon se mbas marrjes në pyetje e ka pyetur 20-vjeçarin se a kishte ndonjë kërkesë të posaçme dhe ai menjëherë mbas ndihmës së parë me rroba dhe ushqime ka deklaruar: po , kërkoj azil në vendin tuaj./Gazetasi

/b.h

Next Post
Misioni i fshehtë i BBV/ Einxhel debaton ashpër me Donaldin: S’bëhet si shaka fare!

Misioni i fshehtë i BBV/ Einxhel debaton ashpër me Donaldin: S’bëhet si shaka fare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com