• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me Besën, dështuam ne!

by Mero Baze
14/09/2020 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kur Edi Rama filloi të promovojë emërimin e intelektualëve të Kosovës në poste zyrtare në Shqipëri, kam përjetuar një lloj ankthi, që më vjen nga vitet ‘90, kur Shqipëria u hap  dhe bashkë me botën, po njihte dhe Kosovën.

Në gjysmën e parë të viteve ’90, në Tiranë ekzistonte një lloj anti-kosovarizmi, i cili në vetvete përfaqësonte atë racizmin e fshehur shqiptar, që maskohej herë me ideologji, herë me politikë, dhe që shpesh tentonte të justifikohej me diferencat kulturore dhe ekonomike mes dy vendeve.

Një koleg i imi nga Kosova, në atë kohë redaktor në “Rilindje”, u zhvendos në Tiranë pas mbylljes së gazetës në Prishtinë dhe po kërkonte një apartament tek rruga “Myslym Shyri”. U angazhova dhe unë mos gjeja dikë, por sa i përmendja që e doja për dikë nga Kosova, çmimi rritej dhe fillonin dyshimet për atë që do vinte aty.

Më në fund u gjet dikush që i ofroi një apartament të bollshëm, me një çmim surprizues, diku tek 250 marka, nga 350 që mund ta ofronte normalisht, sidomos për një “kosovar”.

I surprizuar me rastin, e pyes kolegun tim, se çfarë ndodhi me këtë tipin, që e uli çmimin.

-Nuk e di, më tha. As vetë se kuptova. Më tha, “nëse je kosovar e ke 100 marka më pak. Unë jam çam dhe kam 50 vjet që më shajnë ‘çam muti’ këtu në Tiranë. Që kur keni ardh ju kosovarët, kemi shpëtuar, ju shajnë ju ‘kosovarë muti’. Hallall i ke 100 marka”.

Kjo i shpjegonte të gjitha. Komuniteti çam i zbuar nga Greqia në mbarim të luftës, është shpërndarë gjithandej nëpër Shqipëri, dhe është ndeshur fort po ashtu me një lloj racizmi vendas, që i ka bërë ata më të izoluar dhe i ka detyruar ende të funksionojnë së bashku si grup pas 70 vitesh, a thua se nuk janë shqiptarë dhe duhet të mbrojnë njëri- tjetrin. Bile kanë dhe një parti për të mundësuar gjetjen e ndonjë vendi pune në administratë për këtë shkak.

Gjesti i Edi Ramës për të emëruar dy ministra të rëndësishëm të Qeverisë nga Kosova, ka qenë ndoshta më emancipuesi që një politikan shqiptar në postin e kryeministrit, ka bërë pas viteve ’90, në raport me Kosovën. Duke e parë se ka bërë këtë gjë me intuitën e një populisti, pa e njohur mirë terrenin, po e ndiqja këtë me kërshërinë e një eksperimenti social.

U duk se në mandatin e parë dështoi në heshtje me zëvendësministrat që emëroi. Ata erdhën, panë dhe ikën në heshtje. Nuk ja dolën dot.

Edi Rama nuk u dorëzua dhe duke menduar se ata i shtypi arroganca dhe racizmi i ministrave të tij, në mandatin e dytë emëroi dy ministrat më të rëndësishëm të qeverisë, Gent Cakaj dhe Besa Shahinin nga Kosova.

Me të parin u ndesh me racizmin zyrtar të presidentit të Republikës Ilir Meta, që e trajtoi një djalë 28- vjeçar nga Kosova si agjent ndërkombëtar, por sidomos si agjent të Beogradit.

Racizmi dhe anti-kosavarizmi i Ilir Metës në atë rat tejkalonte ligësinë e komunistëve shqiptarë, që arrestonin çdo kosovar që kalonte kufirin si idealist, duke e quajtur agjent të UDB-së.

Besa Shahini i shpëtoi racizmit të Ilir Metës, por jo racizmit tonë.

Për dy vite në krye të Ministrisë së Arsimit, ne nuk dëgjuam asnjë skandal të Besës. Ajo nuk u përfol asnjëherë për vjedhje, për ndonjë tender, për ndonjë skandal financiar apo profesional në punë.

Ajo u emërua ministre në mes të një beteje të nxehtë të studentëve kundër Qeverisë , dhe u përpoq t’u strukturonte kërkesat e tyre, dhe të ndante problemet reale të studentëve nga histeritë politike.

Nga ana tjetër, është e vërtetë se kam dëgjuar plot socialistë të xhindosur, që ajo nuk u ka hap rrugë për emërime në arsim, dhe ndoshta është treguar jo praktike në kombinimin e politikave arsimore me politikat e qeverisjes lokale.

Eshtë ndoshta e vërtetë që Besa nuk bëri ndonjë përpjekje të bëhej shqiptare  e Shqipërisë, të përshtatej me mentalitetin tonë, të thyente theksin e “kosovarishtes” me normën zyrtare, të bëhej më popullore në këtë anë të kufirit etj.

Por më shumë se sa nuk ka dashur ajo, nuk kemi dashur ne. Ne nuk e pamë asnjë ditë atë, si një ministre që mund të bëhej e jona, por si një peshqesh të Edi Ramës nga Kosova.

Dhe ky është një dështim i madh i shoqërisë sonë, pasi kemi dekurajuar një nga nismat më pozitive kombëtare të Edi Ramës për të integruar dy shoqëritë me njëra- tjetrën.

Deri më sot, i vetmi njeri që ka ardhur nga Kosova dhe ka bërë hajër në Shqipëri, mbetet Lulzim Basha.

Dhe këtu nuk kemi faj vetëm ne të Shqipërisë. Helmi dhe ligësia më e madhe kundër dy zgjedhjeve të Edi Ramës erdhi nga Kosova. Mos harroni Albin Kurtin, këtë “ideator” të madh të bashkimit kombëtar, i cili mori rrugën nga Prishtina në Tiranë dhe bëri tubim me studentë kundër Besa Shahinit dhe Gent Cakajt, pse ishin bërë ministra në Shqipëri dhe pse po hidhej hapi i parë i integrimit Shqipëri- Kosovë në nivel qeverisje.

Një mijë të zeza shpikën për ta, duke furnizuar shtypin e pacipë të Tiranës, që dhe ashtu është gati të nxijë çdo gjë nga Kosova që vjen këtu, ashtu si shtypi i Kosovës që nxin çdo gjë që shkon nga Shqipëria atje.

Unë se kam takuar kurrë Besa Shahinin. Nuk kam asnjë përshtypje personale për personalitetin e saj, apo për atë sesi ajo sillet si qytetare në Shqipëri. Por më mjafton të shoh kët racizëm të pafrenuar shqiptar, si një lehtësim që ajo iku, për të më kthyer në makthin e fillim-viteve ‘90, kur vetë punoja për “Rilindjen” e Kosovës, që ishte gazeta e parë që është botuar si ditore me 16 faqe në Tiranë dhe shitej vetëm 200 kopje në ditë, ndërsa  në Maqedoni dërgonim nga Tirana 3 mijë kopje.

Dhe e pyes një shitës një ditë në Tiranë: Po pse nuk e blejnë këtë gazetën, çfarë thonë njerëzit?

-Po ça të them unë mor djalë, tha. E mirë duket si gazetë, po është me Kosovë, nuk e duan.

Next Post
Italia kalon në ‘Fazën 2’ të Covid-19, Conte prezanton dy hapat që do ndiqen për menaxhimin e situatës

Conte, thirrje Bashkimit Evropian: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com