• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me Berishën janë të kënaqur të gjithë armiqtë e tij

by Mero Baze
23/02/2023 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sot Sali Berisha e konfirmoi para sallës së Kuvendit, se nëse vendimi I Gjykatës së Tiranës më 3 Mars, nuk është në anën e tij ai do hyj me njerëz brenda në parlament dhe pastaj do marshoj drejt shtëpisë së Edi Ramës në Surrel.
Kjo është një nga ato marrëzitë e tij publike që i kënaq të gjitha palët e armiqve të tij.

Së pari I jep të drejt SHBA dhe Britanisë së Madhe që e kanë dizajnuar si “person a non grata” për shkak të shantazheve mbi drejtësinë dhe e kanë turpëruar familjarisht dhe si hajdut dhe minues të demokracisë për këtë shkak. Ky që bën sikur I kërkon prova SHBA, në fakt I jep çdo ditë prova SHBA për ndëshkimin dhe turpërimin familjar që e ka merituar.

Ky qëndrim nga ana tjetër kënaq mbi të gjitha Edi Ramën. Nëse do të bënim një arsyetim makiavelist se çfarë I intereson Edi Ramës, që PD të jetë e përçarë, ato janë dy gjëra: E para që Berisha të mos shkoj në shtëpi, por të vazhdoj të mbaj PD të përçarë, pasi ai është shkaku I përçarjes së PD dhe e dyta që Berisha të bëj si I fort dhe të përdor gjuhën e dhunshme që përdori sot.

Këtë merakun e parë e ka të zgjidhur, pasi Berisha ngjan I vendosur të rezistoj dhe ta mbaj të përçarë PD. Por që ti shijoj deri në fund kjo gjë, I duhet që Berisha të mbaj dhe fjalën të “marshoj” drejt sallës së Kuvendit me dhunë dhe drejt Surrelit.

Duke parë që I mblidhen nga 100 vet para Kuvendit dhe akoma më keq duke parë protestën e fundit që ishte si funeral I “Foltores”, natyrisht që kjo ëndrra e dytë e Edi Ramës që ata të futen në Kuvend apo të shkojnë në Surrel, është pak larg realizmit, por fakti që Berisha e thotë publikisht si kërcënim, prap I bën punë.
Por kërcënimi I Berishës lehtëson shumë dhe pozitën e gjykatësve të cilët po akuzohen padrejtësisht se po mbajnë të ndarë PD.

Vendimi I Gjykatës më 3 Mars, as nuk e bashkon PD dhe as e ndan dot më shumë se sa e ka ndarë Berisha. Shkaku I ndarjes së PD është Berisha dhe jo Gjykata. Gjykata është pasojë e ndarjes.
Çfarëdo vendimi të marrë Gjykata, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë e ndarë dhe Berisha do të vazhdoj të degradoj më shumë.

Nëse hymë një moment në trurin e sëmurë të Berishës dhe e mendojmë se gjyqtarët për çdo natë pinë kafe me Lulzim Bashën dhe do të japin vendimin në favor të tij, atëherë pse ata duhet të shqetësohen nga dhuna e paralajmëruar e Berishës, kur kjo dhunë nuk drejtohet as kundër tyre as kundër Bashës, por kundër Ramës?
Ata ku ta gjejnë këtë.

Dhe Rama po ashtu.
Pra Berisha thjesht po ua bën të lehtë të gjitha palëve që të marrin vendim kundër tij.
Pastaj ta shikojmë sa byth ka të hyj në parlament dhe të shkoj në Surrel.

Next Post
“Kanë 60 ditë që fërkohen dhe s’bëjnë asgjë”/ Kush u kap me çiftin Luiz- Kiara kaq papritur për t’i shtyrë në ‘mëkat’?

“Kanë 60 ditë që fërkohen dhe s’bëjnë asgjë”/ Kush u kap me çiftin Luiz- Kiara kaq papritur për t'i shtyrë në 'mëkat'?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Nëntor 2026

November 1, 2026
Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

November 1, 2026
Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

November 1, 2026
E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Trajektoret e votave të PS-së dhe të PD-së

November 1, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Nga gazi lotsjellës te shoqërimi i të miturve, Avokati i Popullit nxjerr konstatimet për protestën

November 1, 2026
Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

November 1, 2026
Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In