Kryeministri Edi Rama ka qenë mesditën e sotme në Qendrën e Pritjes që është ngritur në stadiumin e Durrësit.
Ai ka takuar nga afër të gjithë qytetarët që janë strehuar në këtë qendër, teksa njoftoi është hapur edhe një qendër tjetër në Kavalishencë për strehimin e banorëve.
Gajtë këtij takimi nuk kanë munguar as batuta me qytetarët.
Qytetarja 1: Të dhëntë Zoti shëndet e jetë që kujdessh për ne pleqtë. Kam ngelur brenda në ashensor në tërmetin e dytë.
Rama: Ashensori është më i rrezikshëm. Këtu është për të bërë pritjen e parë. Por nëse ju doni fare lehtë, ju transferojmë tek Kavalishenca.
Qytetarja 1: Jo, jo. Jemi mirë këtu
Rama: Bëjmë sa mundemi, jo sa duam.
Qytetarja 2: Me babin tënd kemi qenë në kamp në Dhërmi. Kemi ngrënë bukë në një tavolinë. Kur ju u bëtë kryeministër, thamë “ja do të trashëgohet brez pas brezi”. Njeriu i mirë. Na ke rinu me deklaratat që ke dhënë në televizion.
Rama: Mos po ti je e re, por si t’ia bëjmë me të ty (për bashkëshortin e zonjës)
/a.r