• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Me arrest shtëpie, rreh punëtorin e karburantit, arrestohet Kajolli

by
28/09/2015 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me arrest shtëpie, rreh punëtorin e karburantit, arrestohet Kajolli

Policia ka arrestuar Fatmir Kajollin për shkak se ka shkelur vendimin e gjykatës, e cila kishte caktuar ndaj tij arrest shtëpiak. Gjykata e Apelit Vlorë caktoi për biznesmenin dhe dy djemtë e tij masën e arrest shtëpie pasi akuzohen për “Kanosje ose dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje“ dhe “kundërshtim të forcave të policisë”.

Fatmir Kajolli ish-këshilltari i Partisë Republikanë në Bashkinë e Fierit është arrestuar pasi gjatë ditës së sotme mësohet se ai ka dhunuar punonjësin e një karburanti në Fier dhe policia kur është vënë në dijeni për ngjarjen ka konstatuar se Kajolli ka thyer edhe masën e sigurisë dhënë nga gjykata, ndaj është bërë edhe arrestimi i menjëhershëm i tij.

Gjatë procesit të numërimit të votave për Bashkinë Fier (më 24 qershor) Kajolli bashkë me dy djemtë kanë goditur me sende të forta numëruesin Roland Bylyshi në momentin që ky i fundit po dorëzonte procesverbalin e numërimit të votave.

Fatmir Kajolli në bashkëpunim me djemtë e tij,Florim dhe Alban pasi goditur derisa ka humbur ndjenjat Roland Bylyshin, kanë shkatërruar sistemin e monitorimit të procesit zgjedhor duke rrëzuar në dysheme 7 televizorë dhe shtyllat mbajtëse, kamerën vëzhguese. Gjithashtu, Kajolli goditur edhe punonjësin e policisë Rufat Cuku që ndodhej tek porta hyrëse e KZAZ.

Fatmir Kajolli,ish-anëtari i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Fierit,njëherësh mik i kreut të Partisë Republikanë Fatmir Mediu, dhe i dënuar me disa vite burg nga drejtësia Italiane për trafik droge, pak kohë më parë kishte ngritur një skemë vjedhje nëpërmjet kompanisë së tij “International Parking 2011”, duke marrë me karotrec automjetet e qytetarëve dhe më pas u vendoste gjoba të rënda.

Next Post

Daçiç e tepron në OKB: Kosova është vandale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com