Një person është vënë në prangat e policisë i kapur me armë pa leje. Policia e Bulqizës organizoi operacionin e koduar “Gjorica”, duke vënë në pranga një 38-vjeçari.
Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, pasditen e së dielës u bë arrestimi i L. M., 38 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.
I dyshuari u kap duke qarkulluar me automjetin e tij “Opel”, me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Aktualisht vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes dhe qarkullimit me armë zjarri me vete.
Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.
g.kosovari